>
BIOSHQIP

Ja Nga Kush Frikësohet Mimoza Shkodra?

06-09-2014
Në intervistën ndryshe për gazetën Tribuna këngëtarja Mimoza Shkodra ka shpalosur shumë detaje rreth jetës se saj, prej fëmijërisë e deri të destinacioni i ëndrrave të saj Ngutshmëria është e meta e saj më e madhe. Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja Mimoza Shkodra në intervistën ndryshe për gazetën Tribuna. Ajo mes tjerash ka treguar edhe se gjësendi më i shtrenjtë në dollapin e saj është një çantë dhe u ikën gjithmonë njerëzve injorantë! Tribuna: Si e kujtoni fëmijërinë tuaj me pak fjalë? Shkodra: Shumë e lumtur, pa obligime. Tribuna: Cili është libri dhe filmi që ju kanë lënë më së shumti përshtypje? Shkodra: Filmi që më ka pëlqyer më së shumti është “12 Years A Slave”. Ndërsa libri që më ka lënë më së shumti përshtypje është libri i shkrimtares Nora Roberts Tribuna: Cili është gjësendi më i shtrenjtë në dollapin tuaj? Shkodra: Ka shumë, por e kam një çantë. Tribuna: Cila është e meta juaj më e madhe? Shkodra: Jam pak e ngutshme, shpesh ngutem për disa gjëra. Tribuna: Çfarë vëren fillimisht te një mashkull? Shkodra: Si rri, si sillet, karakteri i tij. Tribuna: Cilëve tipa të njerëzve ju ikni? Shkodra: Injorantëve. Tribuna: Hobi juaj? Shkodra: Të dëgjoj muzikë, të shkoj në kinema. Tribuna: Çfarë mund të ju nervozojë në moment? Shkodra: Telefonatat e shumta që më bëhen në kohë jo të përshtatshme e të cilave nuk mund t'u përgjigjem, kjo gjë më bën shumë shpesh nervoz. Tribuna: Kur keni kërkuar për herë të fundit ndihmë? Shkodra: Ndihmë nuk më kujtohet, por nganjëherë kur jam shumë e angazhuar me punë, kërkoj ndihmë nga familjarët, posaçërisht nga vëllai. Tribuna: Cila është frika juaj më e madhe? Shkodra: Gjarpri. Tribuna: Pa çfarë nuk dilni kurrë nga shtëpia? Shkodra: Pa kuletë dhe pa çantë. Tribuna: Çfarë i thoni më së shpeshti vetes kur shikoheni në pasqyrë? Shkodra: Khu bre qysh ma ka falë Zoti këtë gjë e nuk më ka fal diçka tjetër, si çdo njeri që i di defektet e tij e dëshiron t'i ndryshojë. Tribuna: Kur për herë të fundit keni hipur në trafik urban? Shkodra: Shumë moti, ndoshta para 5 muajve. Tribuna: Nëse i kishit fituar në lotari 1 milion euro, ku do t'i kishit shpenzuar më parë? Shkodra: Së pari u kisha ndihmuar atyre që i kanë kushtet shumë keq. E kisha bëre nijetin për vete, pastaj ndonjë shtëpi afër detit. Tribuna: Destinacioni i juaj i ëndrrave? Shkodra: Diku afër deti s’ka rendësi ku vetëm të jetë afër detit. Tribuna: A bëni punë shtëpie? Shkodra: Po shumë kur kam kohë bëj.
(Tribuna)

Ja Nga Kush Frikësohet Mimoza Shkodra?