>
BIOSHQIP

Çfarë Ndodhi Me Zërin E Mimoza Shkodrës?

01-01-2015
Këngëtarja Mimoza Shkodra këtë vit ka qenë e ftuar në programin më të njohur të vitit të ri, "Op Labi Party" i cili organizohet çdo vit në Rtv 21. Formula e këtij viti ka qenë mjaft interesante veçse pak monotone për publikun, kështu të paktën janë shprehur ata.

Sipas formulës së këtij viti në pjesën e parë të emisionit disa këngëtarë duhej të këndonin në çifte këngë të vjetra qytetare. Mimoza Shkodra ishte e para që nisi mbrëmjen dhe sipas shortit ajo u detyrua të këndonte këngën "Oj Kosovë o nëna ime".

Ajo çfarë na habiti vërtetë shumë ishte zëri i saj i cili nuk u fut aspak në këngë dhe tingëlloi shumë i dobët, ndryshe nga ai ç'jemi mësuar ta shohim në këngë të inçizuara. Por çfarë ndohi me zërin e Mimoza Shkodrës?
(B.A/Teksteshqip.Com)

Çfarë Ndodhi Me Zërin E Mimoza Shkodrës?