TEKSTESHQIP

Minatori
Shfletoj Gazeten, Per Ty Mendoj
Lyrics

Me vendim të prerë një expresso egzekutoj
e shfletoj gazetën, dhe për ty mendoj
shëtis nëpër tituj askund nuk është gjetë
në Prishtinë, në Kosovë, askund në planet.

Pse shkove ti
Pse shkove ti

Lexoj deklarata nga disa patriot
gazetar, shkrimtar, poet e budallë
vuatjet e tyre për komb janë pandarë
kur të folsh me ta të duket vetja shka

Pse shkove ti
Pse shkove ti

Ndalem te kalendari historik
dhe me nga pak droj dhe nga pak frikë
asgje sot për botën nuk është vendos
në këtë ditë as Titaniku s'është fundos

Pse shkove ti
Pse shkove ti

Datë e parëndsishme sot asgjë s'paska ngjarë
në këte ditë as John Kennedy nuk është vra
as Neil Armstrongu sot s'ka shkel në hënë
e për çudi sot kërkujt s'ja paskna qi atë nanë

Pse shkove ti
Pse shkove ti

Pseeeeee shkovee tiii
Pseeeeee shkovee tiii ( : : )

Lexoj prognozën metorologjike
borë, shi, diell, të rreshura politike
Krejt çka di dhe çka është me rëndësi
sot ti nuk je këtu sot shkove ti

Pse shkove ti
Pse shkove ti

Opsione për Kosovën, sa të duash menjëherë
ta mbështjellin, paketojnë si një hamburger
zgjidhje për Kosovën sa të duash si në korrent
Kosova Republikë, Pavaresi, Kosova Kontinent

Pse shkove ti
Pse shkove ti

A ka shpërthy ndonjë bombë sot në qendër të Bombajit
naj raptish i sert a u përvlu në gjygym të çajit
Hitleri a boni sot vetëvrasje në Berlin
apo ra bomba atomike n'Hiroshim

Pse shkove ti
Pse shkove ti

Sot shkove ti athua askush nuk mbet
sikur dikush ma vodhi këtë qytet
sot dielli lindi dhe do të perëndoj
mos mendo se më more në qafë
se për ty do të masturboj.

Pse shkove ti
Pse shkove ti

Pseeeeee shkoveeee tiii
Pseeeeee shkoveeee tiii

DËRGOI: