TEKSTESHQIP

Minatori
Do Të Bëhët Më Mirë
Lyrics

Do të jetë më mirë
Do të bëhet më mirë...
Heci rrugës pa dinarë në xhep
Kërkoj një vend të më bëhet djep
Dhe t'fishklloj një melodi
Se do të jetë më mirë
Do të bëhët më mirë

Sikur të ishte pranë meje ajo
Të më jap pak gajret
Në këtë rrugë të zbrazët, asgjë s'më përket
Përse të ndalem, kur s'kam çfarë të pres
Përse të ngutem, kur s'di kah t'ia mbaj
Përse të qeshem, kur më vije të qaj

Ndonjëherë më vije të qaj
Ndonjëherë më vije të shaj
Dhe t'fishklloj një melodi
Se do të jetë më mirë
Do të bëhet më mirë

Sikur të ishte pranë meje ajo
Të më jap pak gajret
Në këtë rrugë të zbrazët, asgjë s'më përket
Përse të ndalem, kur s'kam çfarë të pres
Përse të ngutem, s'di ka t'ia mbaj
Përse të qeshem, kur më vije të qaj.