TEKSTESHQIP

Minatori
Brezi Im
Lyrics

Ende i kemi ëndrrat e vjetra,
Ëndrrat e vjetra sa lëkura jon,
E vjetët shkojn .. E vjetët shkojn,
Asgjë nuk është ashtu siq duam,
Asgjë nuk është siq deshirojm,
E vjetët shkojn .. E vjetët shkojn.

Brezi im, Brezi im
Brezi im, Brezi im

Kërkuam republik me kushtetut,
Ja me paq .. ja me luft,
Dhembjet shkuan pa republik,
Pa kushtetut as paq as luft,
Të gjith ne edhe un e ti,
Do të shkojm të qojm dashuri,
Atje ku dikur njëher na ishte një kufi.

Brezi im, Brezi im
Brezi im, Brezi im

Dhe ende ecim sado këmbet mezi na mbajn,
Dy sy fëmije në prag të derës qajn,
Ku shpie kjo rrug, Ku derdhin kta lot,
A ka shpëtim .. Brezi im

Brezi im, Brezi im .. A ka shpëtim .. Brezi im

Të gjith ne edhe un e ti ,
Do të shkojm të qojm dashuri,
Atje ku dikur njëher na ishte një kufi.

Brezi im, Brezi im .. A ka shpëtim .. Brezi im

DËRGOI: