>
BIOSHQIP
Biografia
Mira Kaloshi (bashkim i dy germave nga mbiemri i babait dhe i nenes se saj) ka lindur ne Diber. Ajo ishte 5-6 vjeç kur prinderit e saj bashke me dy femijet e tyre emigruan ne Belgjike. Eshte vleresuar shume per talentin e saj, duke u cilesuar si nje artiste me te ardhme te sigurt. Perveç teksteve te kengeve, asaj i pelqen te shkruaje edhe kolume, te cilat i publikon ne Web Faqen e saj zyrtare. Nje nga shkrimet e saj me te spikatura eshte "De zoektocht naar het thuisgevoel" publikuar ne webfaqen e gazetes me te madhe politike ne Belgjike "Knack" nen rubriken "Migratie toen en nu". Mira ka studjuar ne Shkollen e Larte "Thomas More" Communication Studies/Public Relations. Perveç gjuhes Shqipe ajo zoteron edhe tre gjuhet te tjera si: Anglisht, Hollandisht, Frengjisht.

Talenti i Mires per muziken eshte shfaqur qe ne moshe te vogel, por aktivitetet e verteta ajo i nisi gjate shkolles se mesme. Ne moshen 14 vjeç filloi te marre mesimet e para ne kitare, dhe njekohesisht te shkruante tekstet e para te kengeve qe do ti kendonte me pas ne ativitete te ndryshme.

Më datë 11 Nëntor 2016, Mira publikon videoklipin "Nightgames, i cili eshte projekti i saj i pare i publikuar se pari ne "Spotify" Itunes e me pas ne YouTube. Menjehere pas publikimit te "Nightgames", ka patur shume oferta per bashkepunime nga producent te ndryshem.

Viti 2017 per Miren ka qene nje vit i suksesshem edhe ne planin shoqeror. Ajo u perfshi ne nje projekt te organizates ucos.be, ne mbrojtje te te drejtave te gruas. Bashke me 11 studente te tjere, u perzgjodh si "Changemaker Ambassador". Mira publikon projektin e saj te dyte "Far Away", ku ka bashkepunuar per nje projekt te Wekho (producent Belgjike). Ne realizimin e ketij projekti, Mira ka ardhur me tekstin, bashkeautore ne muzike me Wekho, dhe interpertimin e saj si kengetare. Ky projekt qe do te jete nje album me kenge, perveç Far Away, permbledh edhe kengen "Break Free" me autoresi te saj ne tekst,bashkeautoresi ne muzike me Wekho dhe interpretim te saj. Me 24 Prill 2020 Mira nxori solon e saj te re te titulluar "Angry Voice Note" si kant autore, me Prod. By IAMNOT.