>
BIOSHQIP

Miranda Hashani, Me Familjen Në Një Lundrimin Me Barkë

29-10-2013
Për vite të tëra ajo nuk kishte shijuar ndjenjën e të qenit nënë. Por këngëtarja e mirënjohur Miranda Hashani, tashmë në prehrin e saj mban dy djem si yje. Madje përditë ajo ndanë momentet më të bukura përkrah dy djemve Donit dhe Detit, dhe bashkëshortit të saj.

Por, jo si zakonisht këngëtarja kishte ndarë pak kohë vikendi duke bërë një shëtitje me barkë bashkë me familjen. Këtë lëvizje nëpër ujë e ka njoftuar këngëtarja përmes rrjetit social ‘Facebook’, ndërsa ka treguar se po ndanë ditët më të bukura përkrah margaritarëve të saj.

Por, ajo që vërehej dhe nuk i mungonte fotos ishte qeni i këngëtares i cili i ka ofruar dashuri edhe para se ajo të kishte djemtë e saj.


Miranda Hashani, Me Familjen Në Një Lundrimin Me Barkë