>
BIOSHQIP
Biografia
Miranda Hashani u lind ne France, por eshte kthyer ne Shkup me familjen. Miranda është e martuar me Mentor Miftarin, me të cilin ka dy djemë, të cilët tani jetojnë në Gjermani.
Me muzike fillon qe ne moshen 5-vjecare, kurse ne moshen 10 vjece ftohet nga RTVM ne Shkup per te bere incizimet e kengeve te para per femije, duke pare talentin e saj ne muzike. Pothuaj nuk kishte koncerte e festivale ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni qe te mos ishte prezente Miranda Hashani. Ishte viti 1992 qe Miranden e ben kengetare me plot kuptimin e fjales. Deri me tani me 8 albume te edituara, ajo ben pjese ne kengetaret big te skenes shqiptare, por ne Shqiperi nuk eshte shume e njohur per shkak te mungeses se gjate dhe shtimit te konkurrences. E diplomuar per dizajn, pervec muzikes ajo ka marre pjese edhe neper ekspozita te ndryshme kolektive. Deri para disa viteve, Miranda e kishte pasur edhe nje enderr, qe te behet nene. Dhe pas disa tentativave ajo solli ne jete djalin e saj, Donin, qe se shpejti do te mbushe 2 vjec, kurse e ema e tij ka menduar qe Donit t'i sjelle ne jete dhe nje tjeter vella apo moter. Ajo ka kënduar të dy zhanret e muzikës, atë të lehtë dhe popullore. “Falë dhuntisë që më ka dhënë Zoti jam e aftë që ti këndoj të dyja këto zhanre muzikore” - tregon këngëtarja. Por natyrisht vajza e cila krahas zërit të ëmbël spikat edhe për lookun e saj të veçantë, nuk kishte se si t’i linte këngët e saj pa videoklipe. Kështu ajo tregon se së shpejti do të kemi mundësi të shohim me klip një baladë i përgatitur nga Ilir Berami i titulluar “Ike me tjetrën”. Tani që ka filluar sezoni i verës këngëtarja ka një axhendë mjaft të ngjeshur nga njëri koncert ne tjetrin, deri në fund të gushtit. “Unë këndoj ‘live’ dhe ndryshe nuk dua. Pëlqej që të jap çdo gjë nga vetja në interpretim duke e ditur që emocioni deri tek publiku prej këngëtares, jep efekt vetëm nëse këndon ‘live’. Nuk dua ta gënjej as ta zhgënjej publikun. Krahas këngës, punoj edhe dizajnin si profesion tjetër. Më kanë ngelur vetëm edhe dy provime deri tek diploma. Dua dhe më pelqen çdo gjë që është e lidhur me artin”. Miranda Hashani prej vitesh është e martuar me futbollistin Mentor Myftarin. Ja ç’farë thotë ajo në lidhje me të shoqin: “Para se të vendoste ta linte fushën e gjelbërt, më pyeti se çfarë po mendoja unë për këtë. Më erdhi keq, ashtu sikur unë t’i thosha: çfarë mendon Mentor për ta lënë unë këngën. Vura vetën në atë pozitë, e pata shumë të vështirë, u ndjeva keq, edhe pse kemi qenë të përgatitur dhe të vetëdijshëm se futbollistët e kanë të caktuar kohën afërsisht deri kur mund të jenë në fushë. I thashë: vendos vetë më mirë sepse nuk doja ta thosha fjalën e fundit për po ose jo. Ashtu doli në fund, ai vet kishte vendosur ta linte fushën për shkak të disa lëndimeve në këmbë dhe moshës”

Miranda ka 8 Albume te edituara, gjithmone besnike ne kengen e mirfillte shqipe, dhe poashtu ishte nje nga kengetaret e para qe solli fryme te re ne muziken moderne tek ne shqiptaret. Gjithmone ka nxjerr kenge qe nuk vdesin per nje sezone, por jetojne gjate! Vlen te permenden edhe videoklipet te realizuara nga profesionistet: ME MUNGON, KUDO ME KEND, MOS ME LINI VET nje super hit ne te gjitha televizionet dhe radiostacionet shqiptare dhe videoklipi IKE ME TJETREN. E quajten revolucionere te videoklipeve. Ajo kengen e ka pasion dhe e do me shpirt, eshte e palodhshme dhe e perkushtuar, prandaj nuk do ju zhgenjeje kurre. Nga nje artiste e perkushtuar sic eshte Miranda, adhuruesit e saj gjithmone do te kane kenaqesine se cka ajo do u sjell si ne skene ashtu edhe ne videoklipe.

Miranda e don te bukuren, e cmon artin, eshte edhe dizajnere e diplomuar. Ka mbaruar per dizajn grafik ne fakultetin e artit figurativ prane Universitetit te Tetoves. Nuk ka munguar pjesemarja e saj edhe neper ekspozita te ndryshme kolektive me shprese qe nje dite te realizoje nje individuale.

Në Nëntor 1998, Miranda Hashani merr pjesë në Nota Fest 1998 me këngën "Eja Me Mëngjesin", ku ishte kënga fituese e vitit 1998.

Në Nëntor 2001, Miranda Hashani merr pjesë në Kënga Magjike 2001 me këngën "Refreni".

Në Dhjetor 2001, Miranda Hashani merr pjesë në Festivali i 40-të në RTSH me këngën "Ti Apo Enderra".

Në Qershor 2003, Miranda Hashani merr pjesë në VFM 2003 me këngën "Kudo Me Kënd".

Në vitin 2001, Miranda Hashani publikon albumin "Më Mungon".

Në Nëntor 2002, Miranda Hashani merr pjesë në Kënga Magjike 2002 me këngën "Kam Frikë".

Në Qershor 2005, Miranda Hashani merr pjesë në VFM 2005 me këngën "Mos Me Lini Vet".

Në vitin 2005, Miranda Hashani publikon albumin "Mos Më Lini Vetë".

Më datë 5 Mars 2008, Miranda Hashani publikon videoklipin "Ike Me Tjetren".

Në Qershor 2008, Miranda Hashani merr pjesë në Polifest 2008 me këngën "29 Shkurti".

Në Nëntor 2011, Miranda Hashani & Visar Rexhepi marrin pjesë në Kënga Magjike 2011 me këngën "Itinerar".

Në Qershor 2012, Miranda Hashani & Visar Rexhepi marrin pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 11 me këngën "Itinerar".

Në Nëntor 2011, Miranda Hashani merr pjesë në Fest Nota e Artë 2011 me këngën "Kam Vite Ne Gurbet".

Më datë 31 Janar 2012, Miranda Hashani publikon videoklipin "Qeraxhiu". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Avni Qahili. Videoklipi u prodhua nga kompania EMF Creative.

Në vitin 2013, Miranda Hashani publikon albumin "Miranda".

Më datë 8 Korrik 2014, Miranda Hashani publikon videoklipin "Mire Se Vjen". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Avni Qahili. Videoklipi u prodhua nga kompania EMF Creative. Me këtë këngë, Miranda Hashani merr pjesë në Zhurma Show 2014 në vitin 2014.

Në Janar 2016, Miranda Hashani merr pjesë në Flaka E Janarit 2016 me këngën "Kenge Per Nenen Tereze".

Më datë 7 Qershor 2016, Erman Salihu publikon videoklipin "Vec Nje Rast", në bashkëpunim me Miranda Hashani.

Në vitin 2016, Miranda Hashani publikon albumin "Live 2016".

Më datë 24 Mars 2017, Miranda Hashani publikon videoklipin "E Jotja". Me këtë këngë, Miranda Hashani merr pjesë në Zhurma Show 2017 në vitin 2017.

Më datë 7 Korrik 2018, Miranda Hashani publikon videoklipin "Amaneti Nanes". Teksti u shkrua nga Avni Qahili.

Në vitin 2018, Neki Emra & Miranda Hashani publikojnë albumin "Bashkë Me Këngën, Në Dasmën Tuaj".

Më datë 1 Shkurt 2020, Miranda Hashani publikon videoklipin "Mos Ik". Muzika dhe orkestrimi i këngës janë punuar nga Afrim Macula.

Më datë 23 Qershor 2021, Lori, Uran Dervishi, Miranda Hashani, Lok Komoni, Violeta Kajtazi & Arshik Miftari publikojnë videoklipin "Potpuri 2021".

Më datë 31 Korrik 2021, Shkodran Tolaj publikon videoklipin "Shkupi Dardan", në bashkëpunim me Besiana Mehmedi, Visar Rexhepi & Miranda Hashanin.

Më datë 29 Qershor 2022, Alban Jashari & Miranda Hashani publikojnë videoklipin "Hajde Ne Atdhe". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Avni Qahili. Videoklipi u prodhua nga kompania Urban Graphics.

Më datë 8 Maj 2023, Miranda Hashani publikon videoklipin "Rri Me Mua".

Në Maj 2023, Miranda Hashani merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 20 me këngën "Rri Me Mua".