TEKSTESHQIP

Miri
E Vetmja Pemë Në Vend
Lyrics

Sa mirë që nuk je ti si unë, o njeri
Unë që po t'flas ty jam një pemë
Nga të paktat jetë
Më trishton më hidhëron
Kur ti s'vjen të më shikosh
Hedh vështrimin shoh kudo
Po ku je vallë ku po shkon

Ref:
Kudo që ti të jesh
Mua ktu do m'gjesh
Kudo që ti të shkosh
Mua mos m'harro
Unë për ty këtu do jem
E vetmja pemë në vend

Ah moj pemë e vetmja n'vend
Ti më thuaj se cfarë ndjen
Kanë kalu shumë kohë pa t'par
E pranoj jemi shumë të marr
Vec shkatërrojmë pa dhembshuri
E pranoj që s'jam njeri
Që nga sot lind frymë e re
Se dhe pemët kanë një jetë

Ref:
Kudo që ti të jesh
Mua ktu do m'gjesh
Kudo që ti të shkosh
Mua mos m'harro
Unë për ty këtu do jem
E vetmja pemë në vend

Bridge
Ah moj pemë e vetmja n'vend
Dhimbjen tane njësoj e ndjej
Një jetë pa jetë kishte kjo pemë
Miliona tjera thjesht i prenë
Vec shkatrrojmë pa dhemshuri
E pranoj që sjam njeri

X2
Që nga sot si unē bëj dhe ti
Save your life and save your tree