>
BIOSHQIP

Mirsa Kerceli, Klubin Ne Ajer

16-02-2012
Kanë mbetur vetëm edhe pak dite që këngëtarja Mirsa Kërçeli do të sjellë në treg këngën dhe videoklipin e ri, të titulluar "Clubi n'ajër". Sipas Mirsës kjo këngë është rinore, ka të bëjë me një ndejë në klub, ku shoqëria është duke kaluar bukur.

Ajo më pas tregon se ky projekt dallon nga ato paraprake për shkak se tërë videoklipi është punuar me kromaki.

"Kam arritur të realizoj një këngë dhe videoklip të ri, që besoj se do t'iu pëlqejë të gjithëve. Klipin e kam përgatitur me produksionin "Urban Graphik" dhe është diçka më ndryshe, sepse për herë të parë është punuar me kromaki", ka thënë ajo. Pas këtij projekti Mirsa do të realizoj edhe një baladë të re të përgatitur nga Genc Prelvukaj.
(Zeri)

Mirsa Kerceli, Klubin Ne Ajer