>
BIOSHQIP

Mirsa Kerceli E Nis Me Vrull 2013-ën

05-01-2013
Këngëtarja, Mirsa Kërqeli, ka vendosur që këtë vit të jetë më aktive në skenën muzikore, mbase gjatë vitit që e lëmë pas ajo nuk është dukur aq shumë në skenë. Tani në këtë fillimvit ajo ka nisur punën për disa projekte të reja muzikore të cilat do t’i plasojë gjatë këtyre muajve. Aktualisht ajo ka realizuar dy këngë të reja, të cilat janë duete me Eltonin dhe Granitin.

“Sapo kemi realizuar dy këngë duete, njëra titullohet ‘Hajde Ti’, ndërsa kënga tjetër pritet të emërohet gjatë këtyre ditëve. Dhe menjëherë këngët do të plasohen në treg”, ka thënë ajo për “Zëri”. Njëra këngë është e realizuar nga vetë Graniti, ndërsa dueti me Eltonin është përgatitur nga Florent Boshnjaku. Mirsa ka vendosur që duetin me Eltonin ta plasoj bashkë me videoklip të përgatitur nga “Urban Graphics”. Ajo më vonë pritet të lansojë edhe një album ‘live’ si dhe dy këngë tjera.
(K. Bajrami / zeri)

Mirsa Kerceli E Nis Me Vrull 2013-ën