>
BIOSHQIP

Mirsa Kerceli, Gati Klipi “Në Sytë E Tu”

30-01-2013
Këngëtarja Mirsa Kërçeli shumë shpejt do të publikoj videoklipin e këngës “Në sytë e tu” të cilin do ta sjellë në duet me këngëtarin Taulant Bajraliu. Videoklipi pritet të jetë mjaftë i veçantë për faktin se është bërë një punë e madhe në të. “Kemi realizuar një këngë të mrekullueshme me Taulantin dhe tani presim sukseset”, ka thënë Mirsa për “Zëri”. Videoklipi është i përgatitur nga produksioni “Urban Grafik” në Gjilan. Mirsa shpreson që ky projekt muzikor të pëlqehet në publik dhe gjatë këtij viti planifikon të sjellë në treg edhe shumë këngë e klipe të tjera. Ndonëse ajo kohëve të fundit është e përqendruar më shumë në duete me të cilat po pëlqehet mjaftë shumë në publik. Ndërkaq gjatë këtij viti ajo na bënë të ditur se do të jetë e pranishme edhe në shumë koncerte e mbrëmje muzikore brenda dhe jashtë vendit.
(K. Bajrami / zeri)

Mirsa Kerceli, Gati Klipi “Në Sytë E Tu”