TEKSTESHQIP

Mishela Rapo
Dikur
Lyrics

Refreni
Dikur natën zgjuar mbanim bashkë
Jemi dasht o zemër jemi dasht
E di akoma ti në shpirt më mban
Jemi dasht o zemër jemi dasht

Emrat tanë dikur i shkruajtëm në breg
E premtuam në shpirt do i mbajmë
Më puthje duart e më thoje të kam jetë
Në supin tënd flija skaj më skaj

Nuk na fal na fal, koha nuk na fal
Se e humbëm të vetmen dashni
Nuk na fal na fal, koha nuk na fal
Emrat në breg janë edhe tani

Refreni

Një mesazh nga ti unë ende po e pres
Të më thuash malli më ka marrë
E të vish në fund të botës e t'më gjesh
Unë e ti s'ka kuptim të ndarë

Nuk na fal na fal, koha nuk na fal
Se e humbëm të vetmen dashni
Nuk na fal na fal, koha nuk na fal
Kam nevojë zanin me ta ni

Refreni

DËRGOI: