>
BIOSHQIP

Mjellma Berisha. Gati Klipi I Këngës “Sot Jetoj”

06-04-2016
Këngëtarja Mjellma Berisha së shpejti do t’i rikthehet ekraneve televizive. “Sot jetoj” është kënga, videoklipi i së cilës është duke u realizuar.

Këngëtarja ka bërë të ditur se videoja muzikore është xhiruar në Shqipëri.

“Së shpejti do ta sjell edhe një videoklip të ri, krejt çka mund të them njëherë për njëherë është se videoklipi është xhiruar në Shqipëri, me produksionin Swart, me të cilët kam bashkëpunuar edhe në klipin e kaluar. Ndërsa kënga është e punuar nga Enis Mullaj”, ka thënë këngëtarja për emisionin Express të KTV-së.

“Sot jetoj” është një këngë e realizuar dy vjet më herët, ndërsa vjen pas klipit të këngës “Sa larg”, i lansuar verën e shkuar.

Mjellma njihet për interpretimet e shkëlqyera live nëpër ngjarje të ndryshme. Përveç tjerash ajo mbahet në mend edhe si finaliste në “The Voice of Albania 2”.
(Telegrafi)

Mjellma Berisha. Gati Klipi I Këngës “Sot Jetoj”