>
BIOSHQIP

Mjellma Berisha: “The Voice”, Eksperienca Ime Më E Bukur

01-08-2013
Mjellma Berisha, këngëtarja nga Peja vjen eksluzivisht në këtë intervistë për teksteshqip. Ajo na rrëfen për të rejat e fundit, për pjesmarrjen e saj në Top Fest si dhe eksperincën e paharrueshme në talent show "The Voice of Albania", në vazhdim ju ftojmë që të ndjekim rrëfimin e saj...

Teksteshqip: Mjellma e keni filluar karrierën fillimisht si pjesëtare e grupit "Hana Band". Na flisni pak më shumë rreth kësaj eksperience?

Mjellma: Po, mund të them që Hana Band ishte një nisje e mirë për mua që të paraqitem si këngëtarr e re në skenë, pavarësisht që bashkpunimi nuk zgjati shumë me këtë band, unë pata mundesi që të paraqitem në shumë mbrëmje muzikore, poashtu edhe realizuam dy këngë të përcjellura me videoklipe, këngën "Sytë e Zi", që ishte mjaft e kërkuar në atë kohë, dhe kënga "Ti po qan e un’ po qesh" e cila poshtu u prit mjaft mirë nga publiku dhe fansat e grupit. Mund të them që ishte një eksperiencë shumë e vlefshme për mua.

Teksteshqip: Më pas vendosët të merrni pejsë në "The Voice of Albania 2", Çfarë do të mbani mend nga ky spektakël?

Mjellma: E kam thënë që "The Voice of Albania" deri tani për mua ishte dhe do të jetë ndër përvojat më të mira që i kam mësuar dhe përjetuar ndonjëherë, edhe pse u bë një kohë që Voice mbaroi, unë kam ende nostalgji për çdo moment që kalova atje. Thjesht çdo moment në The Voice për mua ka një kuptim.



Teksteshqip: Përse zgjidhët pikërisht Miriam Canin si trajnerën tuaj të skuadrës?

Mjellma: Për mua që të 4 trajneret ishin të mirë, dhe besoni që është shumë vështirë të bësh zgjidhje kur janë të gjithë të mirë, mirëpo ja që formati ishte i tillë që duhej të zgjidhja vetëm njërin nga trajnerët, dhe unë vendosa në momentin sa isha në blind audition, që ta zgjedh Miriamin. Dhe më vjen mirë që e bëra këtë zgjidhje sepse ishte me të vërtetë shumë e përshtashme për të punuar me të, i kishim pothuajse mendimet e njëjta në shumicën e rasteve, ndaj dhe i jam shumë mirënjohëse për punën që ka bërë me mua gjatë Voicit.

Teksteshqip: Paraqitja juaj e fundit ishte në Top Fest 10 me këngën "Nuk Ia Vlen" ku arritët deri në gjysëmfinale. Si u mirprit kjo këngë nga publiku?

Mjellma: Kënga ime konkurruese e Top Fest 10 "Nuk Ia vlen", arriti pra deri në gjysëmfinale, jo më tutje, mund të them që ishte një pritje e mirë për mua, dhe mbase me shpresë që i ka pëlqyer edhe publikut.

Teksteshqip: Kush janë autorë të këngës. Kush e ka bërë tekstin & muzikën?

Mjellma: Muzikën dhe tekstin e ka bërë Julian Lekoçaj nga Tirana, dhe e falenderoj jashtzakonisht shumë për këtë këngë të mrekullueshme(qesh).

Teksteshqip: Mjellma ju jeni nga Peja,por jetoni në Prishtinë. Me çfarë merreni atje përveç muzikës?

Mjellma: Po, unë kam lindur në Pejë, dhe kam mbaruar shkollën fillore dhe të mesme në Pejë, pastaj për fakultet erdha në Prishtinë, ku fillimisht u regjistrova në fakultetin e Gjuhës dhe letërsisë angleze, mirëpo pasi të njëjtën kohë u bëra edhe pjesëtare e grupit "Hana Band", unë mbeta pak mbrapa në fakulltet, dhe tani për tani më ka mbetur në gjysmë dhe shpresoj shumë qe ta përfundoj. Por pas një kohe unë regjistrova fakultetin tjetër dhe drejtimin tjetër të studimit, të cilin tani e përfundova, që është Menaxhment dhe Informatikë pranë "Universitetit Mbretëror Iliria" në Prishtinë.



Teksteshqip: Mjellma ju jeni pjesë edhe e "Summer Fest",një spektakël nga Top Channel që shfaqet në të gjitha qytet turistike të Shqipërisë. Na fol pak si kalove atje?

Mjellma: Këtë vit isha pjesëmarrese në "Summer Fest" i cili u mbajt në Durrës, një spektakël shumë i mirë i cili organizohet nga Top Channel, ishte një mbrëmje jashtëzakonisht e mrekullueshme, dhe ia kalova si është më së miri.

Teksteshqip: Çfarë planesh ka Mjellma për të ardhmen. Do ta shohim me ndonjë videoklip,këngë të re apo pjesmarrje në ndonjë festival?

Mjellma: Plane kam, por nuk dua ti tregoj tani sepse nuk i dihet asnjëherë se si do shkojnë punët, nuk dëshiroj të jap premtime dhe në fund të mos realizohen, kur të vijë momenti edhe do publikohen, por dua të cek që jam në bisedime për një projekt të ri muzikor.

Teksteshqip: Mjellma ne të falenderojmë që gjete kohë të ndash me fansat dhe me teksteshqip për projektet e tua të ardhshme. Për fund dëshiron të shtosh diçka? Çfarë do tu thuash fansave dhe publikut?

Mjellma: Ju falenderoj juve nga zemra për intervistën, dhe kam një mesazh për të gjithë ata që e duan dhe e pëlqejnë zërin dhe muzikën time: "Pa mbështetjen tuaj nuk do jem asgjë, ndaj dhe unë ju falenderoj që deri tani më keni përkrahur dhe besoj që do vazhdoni ta bëni të njëjtën gjë, Faleminderit shumë!
(Teksteshqip)

Mjellma Berisha: “The Voice”, Eksperienca Ime Më E Bukur