>
BIOSHQIP
Biografia
Emri i vertete Montanes eshte Romeo Veshaj, ndersa binjaku i tij Montela, ne te verete quhet Donald Veshaj. Jane dy personazhe shume simpatik, te cilet arriten shume sukses. Roemo nisi i pari si profesion Aktrimin.

Më datë 29 Korrik 2017, Montana publikon videoklipin "Ne Te Sms", në bashkëpunim me Montela.

Më datë 17 Qershor 2021, Binjakët (Romeo & Donald) publikojnë videoklipin "Margarita". Teksti i këngës u shkrua nga Donald Veshaj, Getinjo, Romeo Veshaj & Alban Kondi, ndërsa orkestrimi u punua nga Alban Kondi & Fabian Basha.

Më datë 15 Prill 2022, Elgit Doda, Donald & Romeo publikojnë videoklipin "Picasso". Teksti është shkruar në bashkëpunim nga Elgit Doda, Romeo Veshaj & Donald Veshaj, teksa për arranzhimin e këngës u kujdes Hazy. Videoklipi u prodhua nga Fullmoon Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga vetë Elgit Doda.

Më datë 18 Qershor 2022, Romeo publikon videoklipin "Më E Mira", në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun. Tekstin e këngës e punuan në bashkëpunim Elgit Doda & Romeo Veshaj. Videoklipi u prodhua nga Fullmoon Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Elgit Doda.

Më datë 3 Dhjetor 2022, Romeo & Diona Fona publikojnë videoklipin "Amante". Tekstin e këngës e punuan në bashkëpunim Romeo Veshaj, Elgit Doda & Diona Fona. Videoklipi u prodhua nga Fullmoon Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Elgit Doda.

Në Maj 2023, Romeo & Diona Fona marrin pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 20 me këngën "Amante".

Më datë 20 Qershor 2023, Romeo Veshaj & Ledri Vula publikojnë videoklipin "E Keni Dit", në bashkëpunim me Klement. Tekstin e këngës e punuan në bashkëpunim Romeo Veshaj, Elgit Doda & Ledri Vula. Produksioni audio u realizua nga Elgit Doda.

Më datë 3 Gusht 2023, Claydee, Elgit, Romeo & Donald publikojnë videoklipin "Habibi Lele". Videoklipi u prodhua nga kompania Fullmoon Production.

Më datë 23 Mars 2024, Arta Kabashi & Romeo Veshaj publikojnë videoklipin "Falëm". Muzika e këngës është shkruar nga vetë Arta Kabashi, ndërsa tekstin e kanë shkruar në bashkëpunim Arta Kabashi & Romeo Veshaj. Videoklipi u prodhua nga kompania XL Films.