>
BIOSHQIP
Biografia
Morandi është një grup rumun europop që përbëhet nga Marius Moga dhe Andrei Ştefan Ropcea (Randi). Emri i grupit rrjedh nga dy shkronjat e para të emrit të Mogas dhe pseudonimit të Ropceas, Randi, pra Morandi. Përveç suksesit në Rumani, kënga Beijo listohej në vendet e para në disa top lista pan-Evropiane më 2005, përfshirë top-listën MTV Europe dhe World Chart Express. Morandi u nominuan me çmimin "Akti më i mirë rumanez" në MTV Europe Music Awards 2005 dhe MTV Europe Music Awards 2006, dhe më në fund e fituan çmimin në MTV Europe Music Awards 2008. Në MTV Romania Music Awards 2006, Morandi fitoi çmimin Best Song (kënga më e mirë) (për Beijo) dhe Best Video (videoklipi më i mirë) (për Falling Asleep). Albumi i tyre, "Reverse", shiti mbi 2 milion kopje.