>
BIOSHQIP

Morena Taraku: “Refuzoj Meshkujt Që Duan Vetëm Për Një Natë”

03-04-2016
Morena Taraku është një nga femrat më joshëse të showbizit shqiptar. Modelja dhe këngëtarja pushton gjithmonë vëmendjen e mediave me fotot e saj provokuese, që në të shumtën e rasteve i lënë pak vend imagjinatës. Por këtë herë, Morena ka postuar në rrjetet sociale disa foto nga shtëpia e saj, e cila është e mbushur me trëndafila. Modelja është rrethuar nga dhuratat ditën e djeshme, në të cilën festonte 23- vjetorin e saj.



E ndërsa dhurata më e veçantë për të ka qenë unaza e babait të saj, për të cilën Morena shprehet se, “Kjo ishte dhurata më e bukur që mora, sepse ai kishte mbështjellë unazën e tij, që gjithmonë e kishte mbajtur në dorë dhe ma dhuroi. Ti je gjëja më e bekuar që unë kam në jetë”. E kontaktuar nga “Bluetooth”, këngëtarja na zbulon edhe se kush ia ka mbushur shtëpinë me lule. “Lulet nuk janë vetëm nga një person, janë nga familja dhe shoqëria”, thotë ajo, teksa thekson se nuk ka ende një person special në jetën e saj. “Nuk kam të dashur, po të kisha do ta bëja publike”, thotë ajo.



Sa i takon festës që kishte organizuar në mbrëmje, Morena Tarahu shprehet se, “Do kaloj ditëlindjen më të mirë, në ngrohtësinë e familjes dhe shoqërisë. Jam single, por nëse do të kisha të dashur, mund të mendoja një festë të çmendur, apo nëpër club-e”. Modelja është tashmë është 23 vjeç, thotë se nuk është natyrë e “one night stand”, teksa rrëfen se, “Nuk i përkas asaj kategorie. Ka shumë gjëra të tjera që njeriu mund t’i bëj dhuratë vetes”.
(bluetooth)

Morena Taraku: “Refuzoj Meshkujt Që Duan Vetëm Për Një Natë”