>
BIOSHQIP

Mozzik Bëhet Pjesë E On Records Me Zzap And Chriss

28-08-2014
Është shumë i ri në moshë, mirëpo Gramoz Aliu apo që njihet për publikun si ‘Mozzik’, është njëri ndër reperët më energjik në hip-hopin kosovar. Në një intervistë, Mozzik ka folur për projektet e tij muzikore, kualitetin e repit në Kosovë dhe shumëçka tjetër

Zhanri hip-hop është zhanri i cili i fle në shpirt dhe Mozzik thotë se asnjëherë nuk do ta ndërrojë këtë stil të kënduarit. Ai për gazetën Tribuna ka pranuar që ka pasur shumë oferta për t’iu bashkuar lableve të hip-hopit në Kosovë mirëpo nuk i ka pranuar asnjërën dhe thotë se tani është bërë pjesë e On Records me Zzap and Chriss me të cilët do të sjellin shumë këngë të reja.

Në çfarë projekte muzikore jeni duke punuar tani?

Tani e kam ndërruar vendbanimin me studio dhe po punojmë jashtëzakonisht shumë, do të ketë shumë këngë të reja, shumë projekte muzikore dhe kënga më e re e afërme do të dalë në muajin shtator.



A mendoni të keni ndonjë bashkëpunim të ri qoftë me Getinjon apo ndonjë këngëtarë tjetër?

Po, ka me pas bashkëpunime, madje, tani jam më shumë i koncentruar që të bëj këngë duet me këngëtarët e estradës por pse jo edhe me Getinjon, është vëllai im dhe të dy jem reperë kështu që do të ketë bashkëpunime.

A do të ju shohim në treg me ndonjë album?

Për album njëherë nuk po mendoj me realizu, mendoj se është pak herët të bëj album mirëpo do të ketë shumë këngë të mira, Zzapi me Chrissin janë betuar për këngë të mira (qesh) .

Nga kush inspiroheni kur shkruani tekste për këngëtarët e tjerë?

Zakonisht njerëzit kanë rrëfime të ngjashme në jetë dhe ato ashtu siç mund të jenë të mira janë edhe të hidhura, po ashtu shumicën e rasteve rrëfimet e njerëzve që kërkojnë tekst nga unë, janë shumë të afërta me rrëfimet e mia dhe kështu e kam shumë të lehtë që të shkruaj.



A keni ndonjë reper që ju frymëzon?

Po reperi i vetmi që më frymëzon është Mozziki është reper i ri (qesh), jo reper të veçantë nuk kam mirëpo mua më frymëzon vetja jem më frymëzon po ashtu dhe jeta, rrethi ,puna e shumë gjëra të tjera.

Çka mendoni për repin në Kosovë? A ka reperë dhe rep kualitativ te ne?

Si në çfarëdo punë që ka të keqen dhe të mirën edhe në muzikë ka kategori... nuk e di, populli e di më mirë, njerëzit e dinë se çfarë duan të dëgjojnë apo jo.

A do t’i bashkoheni ndonjë grupi të repit në Kosovë?

Kam pasur shumë oferta me qenë në shumicën e labelave të hip-hopit të Kosovës por s’e kam pranuar asnjërën, e tash jam pjesë e On Records me Zzapp & Chriss të cilët e kanë marrë në dorë karrierën edhe ata po e gdhendin që me kohën me vizëllu!



Sa jeni të kënaqur deri sot me punën tuaj si reper?

I kënaqur jam sepse faktikisht kam punuar shumë, ndoshta kam mbetur edhe pa gjumë shumë net për ta punuar një këngë të mirë, por e di se ende nuk e kam shprehur talentin tim por e di gjithashtu se ka kohë edhe në të ardhmen që njerëzit me pa atë që mundem me bë!

A do ta ndërroje ndonjëherë zhanrin e muzikës?

Jo, e di që shumë tjerë kanë filluar ta ndërrojnë, dojnë me lënë Medën pa bukë (qesh), por unë jo, i qëndroj besnik stilit tim!

Sa je i hapur me fansat tuaj?

Me fansa jam i hapur, sepse edhe ata janë të hapur me mua, ata që janë që me ndjekin e që nuk më zhgënjejnë asnjëherë.

A ka diçka nga jeta private me nda me fansa?

Nga jeta private e kisha ndarë me të gjithë vetëm një fjalë: "Mos u lodhni nga jeta, lodheni ju jetën" Paqe, ju dua gjithëve!
(Erdonit Hoxha)

Mozzik Bëhet Pjesë E On Records Me Zzap And Chriss