TEKSTESHQIP

Mr Elvis
Goodmorning Albania
Lyrics

Sa zgjohem ne mengjes ska pik uji ne rubinet dua ti laj syte po syte gjith sklepa me kan mebet se don te vrasesh veten kur jetojme si varka ne det ah sa inat me vjen kur kuçedra ujet ngren me sy palere e floke perpjete shqiptari shqiptarin sot po tremb juve qeshni me te madhe nga keto shprehje umoristike se mos u shtyni ne radhe per uje si ne vitet komuniste legena klova dhe kusia vendosur ne rrjesht per nje dhe kur arrin ne radh i pari çesma uje nuk nxjerr me eshte vertet per te arrdhur keq kur burra gra femije e pleq nga mengjesi der ne darke si miza dheu posh e perpjete po shohim qamet ne te shkrete s'perdorim dot as tualet sa per nevojat personale kodra fusha na kan mbet pra te gjith shum mire e dime qe pa uje nuk ka as jete kur tek ne uje nuk ka as jete jo s'mund te kete ndaj me thuaj ti qe pret qe therras keshtu a kam te drejte?

Nejse syt i lash palare dhe qendrova thash po dal me biçiklete po sillem rrugeve i pa pune dhe pa para por si i ri qe jam ndonje vajze e ngacmoj dhe ne maj te biçikletes komplimente nis i boj ajo veç me buzeqesh me gojen vesh e me vesh djalo hapi syt perpara shiko rrugen se do bjesh ajo vajz kish shum te drejt ishte mese e vertet se kur koken kethe perpara fluturova ne pucete ah medet ç'na gjet un u rrezova me gjith biçiklete i terbuar i bere cope therras kapaket kush i heq? Te gjith njerzit rreth e rrotull qeshen me te madhe se balli me ish fryre si te ish komardare por un me kaq s'mbaroj me tej çfare ndodhi do tregoj qe pasi dola prej pucetes vendosa ballin ta mjekoj dhe u nisa per ne spital duke ecur çale çale koka po me dhimbte shum mendja po me vjen verdalle harrita me ne fund dhe trokas ne dere tyryry mor djal sa shum qenke zverdh i tregova çfare me ndodhi dhe qeshi me te madhe koken me fasho ma mbuloi duke me thene se do te kaloje un e urova per gjithçka dhe u largova prej tij por ai filloj te therras: tyryry mor djal se un s'punoj per veresi ndaj te lutem mbrapa ketheu dhe voto ne xhepin tim se mua rroga e qeveris s'me del as per qirane e shtepise.

Un ika me s'u ketheva pare s'kisha çfar ti jepja i mbeshtjelle i gjith me fasho si klloun po me dukej vetja rruges njeres po me shihnin ndonje fjale edhe ma hidhnin po çke keshtu more i gjore qe terheq kembe e terheq dore sikur bomba automike te paska rene qenke bere un vazhdova rrugen drejt pa ju kethyer asnje fjale se erresira ne qytet po afrohej dale nga dale kur pa pritur degjoj zhurme zhurme-zhurme-zhurme eshte zhurma e gjeneratoreve qe nga ment po na lujn por s'ke çi ben mir qe jane drita kemi anembane nga vermoshi ne konispol gjenerator te qofshim fal por jo te gjith jane parellinj ka dhe njerez fukarenj qe bejne drite ne pike te hallit me kandil qiri ç'te gjejne pra ç'ti besh fat i zi qe s'ka drita kjo Shqiperi kur na ikin veç te mbetet te bejme drite me qiri vaj medet per ne shqiptaret me syt nga qelli na shkoj jeta si indjanet presim shiun me tambura e trumbeta e kur shiu nis te bjere gezon njerzia anembane porsi te ish bija ne krahet e nenes se kish mall per ta pare perfundimisht un po e mbyll dhe s'po e zgjas me gjate se pa dritauje dhe pune ne kete bote jete nuk ka.

DËRGOI: