>
LETERSISHQIP

Kush E Solli Doruntinën

Malli po i digjte shtatë mbretëritë
Kalorësit morën udhë për nëntë ditë
Nënës zjarri n'oxhak nga lotët i ishte flakur
Zanën e Malit në ndihmë e kishin thirrë
Vetë mbretëritë postulet i dërguan
Filozofët po kërkonin idenë
As romakët me luftë
As grekët me filozofi
As egjiptasit me madhëri
nuk do ta gjenin
E kërkuan në male dhe në fusha
As dallëndyshet shtegtare
nuk e kishin parë
Kush e solli Doruntinën?

Musa Jupolli - Paris