Tema: Poezi Për Fëmijët

Kur Qeshin Fëmijët

Kur qeshin fëmijët,
dielli na duket më i madh, më i zjarrtë;
ngjyrë e verdhë e rrezeve
bëhet ngjyrë e artë,
hëna sa një diell ndrin çdo natë.
Kur qeshin fëmijët,
ne e ndjejmë veten më pranë fitoreve;
u buzëqesh fytyra
luleve, traktorëve,
qielli përkulet
e ulet oborreve,.
Kur qeshin fëmijët,
duan të na thonë:
Ecën mirë e bukur puna jonë,
lulet qindfishohen,
shtohet forca jonë,
këngët e fëmijëve qiellin ngjatjetojnë.
Kur qeshin fëmijët,
ne e ndjejmë veten
të shumtë, të fortë.
Barikada jonë rrënjët i ka
nëpër këta fëmijë që qeshin të lumtur,
dhe s’ka rrënjë më të forta në botë
Kur qeshin fëmijët,
prindërve një dorë u fshin shqetësimet,
Lodhjet bëhen lule,
Këngët s’kanë mbarime,
kur qeshin fëmijët e tokës sime.

- poezi nga Musa Vyshka


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.2 / Votuan:  129