>
BIOSHQIP

Grupi Na, Edhe Me Një Hit

21-09-2012
Rok grupi NA nuk e kanë ndërmend të ndalet pasi që ka promovuar të martën në mbrëmje videoklipin e radhës "Jam zgjuar" në klubin Hardrocks në Prishtinë. Kreshnik Koshi thotë se këto nuk janë planet e vetme të grupit gjatë këtij viti, pasi që ata janë duke punuar edhe për albumin e dytë të tyre. NA kanë nxehur përsëri telat e kitarës për të sjellë një këngë të re rok në kryeqytetin e Kosovës edhe një videoklip . Pavarësisht se janë shumë të zënë më mbrëmje muzikore nëpër klube të ndryshme të Tiranës, ata po vazhdojnë të bëjnë edhe këngë të reja. Kështu, pas sezonit të verës, të suksesshëm shumë për ta pasi që kënduan gjatë gjithë kohës në Tirana Rock, përderisa tre anëtarët e grupit vendosën që të bëjnë edhe një këngë për fansat e tyre. Kënga dhe videoklipi i tyre "Jam zgjuar" është promovuar të martën në mbrëmje dhe sipas grupit ajo është punuar në Tiranë nga vetë grupi me forca të veta. "Për këngën se vet e kanë realizuar, pa ndihmën e askujt, me incizim, me produksion e me krejt. Publikut e ka pëlqyer shumë këngën", tha për Express Kreshnik Koshi. Po ashtu, edhe produksioni i kësaj kënge është bërë nga vetë grupi, përderisa gjatë promovimit të kësaj kënge ata kanë kënduar për rreth tri orë për më shumë se 300 adhurues të rokut që ishin mbledhur në HardRockers, ku edhe është lëshuar spoti i tyre. Kënga edhe më herët është interpretuar në Gjakovë, në kuadër të festivalit "Komedia Fest". Këngëtari dhe batisti i grupit Kreshnik Koshi, që njihet më shumë me nofkën Krashi thotë se grupi i tyre nuk do të ndalet. "Nuk do të ndalemi deri në pension. Tash jemi në përgatitje të albumit të tyre të dytë, i cili pritet që këtë dimër të dalë gjatë këtij dimri dhe të ngrohë adhuruesit e rokut me rok", thotë ai. Gupi NA për momentin janë grupi që janë më së shumti aktiv në Kosovë dhe Shqipëri. Gjatë këtij viti ata kanë marrë pjesë edhe në Top Fest, përderisa kanë qenë të ftuar në shumicën e eventeve që mbahen në Tiranë. Madje ata disa herë kanë folur edhe për rokun. Kënga e re e grupit, "Jam zgjuar" ende nuk është lansuar si spot nëpër televizionet kosovare, por kjo pritet që të ndodhë së shpejti. "Ne TV pritet të del se shpejti, veç e kemi dorëzuar materialin nëpër televizionet tona kosovare", thotë frontmeni i grupit. Por, spoti nuk do të jetë gjëja e fundit e grupit. "Ndërsa sa i përket planeve deri në fund të vitit, nuk kanë ndonjë gjë specifike, përpos që bëjnë muzikë LIVE pandërprerë (tri here ne jave) në Tiranë dhe gjetiu sipas nevojës...", thotë Krashi. Ndryshe, Kreshniku në fillim të këtij muaji i dha fund edhe beqarisë pasi që ishte martuar me një vajzë nga Tirana. Në këtë dasmë pos muzikës tradicionale dhe asaj qytetare, Krashi kishte gjetur pak kohë, pavarësisht se ishte dasma e tij, që t'i argëtoj me muzikë rok. Kështu, edhe në ditën e tij të martesës grupi NA nuk e la rok. Ai bëri dasmë me ROK.
(Express )

Grupi Na, Edhe Me Një Hit