>
THENIESHQIP
thealtagthealtag
2023-12-13 18:36:02
Kuant, bredh ndër pavetëdije “Sonambul“, gjasme se flije... Fllad në male, val ndër dete. Llavë që më rrëmben me vete...
thealtagthealtag
2023-11-06 18:17:36
E çuditshme kënga jote, por m’u duk e padëgjuar… Eh… lodhem duke gritur zërin, por të mbyt “daulle“ shpuar.
thealtagthealtag
2023-09-30 08:21:23
Më mirë tharë o mitra, se ngjizur dështak. Ç'e do bota llumin që ngre dorë mbi gratë?
thealtagthealtag
2023-09-24 15:09:23
Mali, qielli puthen. Eh, ta dish se ç'ndjej, dashuri kur gjej?!
thealtagthealtag
2023-09-20 08:17:46
Dhimbja kurrë nuk shtegëtoi. Ku buis edhe ngujohet. Dhe në doni ta pjestoni, si ju asnjë nuk lëndohet.
thealtagthealtag
2023-09-14 09:48:49
Të dish, të largohen. Të mos dish, s'të duan. Anames nëse je, bëjnë sikur të duan!
thealtagthealtag
2023-09-06 20:02:02
Ashtu mbin dhe poezia, pa pyetur si dashuria. Shpirtit tërmet, vullkan, flak' e zjarr, poeti vargun litar.
thealtagthealtag
2023-08-31 08:25:38
Katërcipërisht tingull... E tëra grykë që gjëmoj… Mbrujtur bombë atomike. “Botëfasadën“ ta dërrmoj!
thealtagthealtag
2023-08-26 17:23:20
Midis nesh heshtja shtrirë si bora në male, i tha vetes bëhu lot dhe kurrë thërrimez fjale.
thealtagthealtag
2023-08-19 09:31:08
Muza, shkrepje vetëtime. Vargu, zhurmë bubullime.
thealtagthealtag
2023-08-01 07:54:14
Gjakngrirë nëna: Mos u vono bir, eja. Dritares nëna...
thealtagthealtag
2023-07-22 08:57:26
Çasti të jep poezinë. Poezia pafundësinë!
thealtagthealtag
2023-07-08 17:40:36
Vet “ku ulërin qameti“, për mua gojëshqyer i shkreti. Të mos qe hipokrizia, ah, sa për nder do ta dija!
thealtagthealtag
2023-06-30 08:23:25
Mos ma merr për të keq hezitimin, që s'hap derë. Por kështu jam e gatuar... Shtatë hazër e çap njëherë.
thealtagthealtag
2023-06-14 18:23:40
Dorën e kam pak të “shpuar“ trashëgimi nga babai… Palcë shpirti të besova mos me të, “dreqi“ ta hajë!
thealtagthealtag
2023-06-13 07:03:15
Dua! Dua! Dua! Dua! Ma dërgo, pa le të vdes! Dua! Dua! Dua! Dua! Mos me gurëzo në "shpresë"!
thealtagthealtag
2023-06-11 09:09:57
Gur e mur, kërkon të ndizesh pa u ndezur, s’di, pse fikesh?! Bup…, veç grimcë “Prometeu“ Jo që s’ke, por, as të leu.
thealtagthealtag
2023-06-03 16:07:04
Vlorës çela, Vlorës rritem. Lart e poshtë, aty vërtitem... Po s'më patë ndonjëherë Vlorës, do të fryjë si erë.
thealtagthealtag
2023-05-22 21:36:36
Ti, beqarja, virgjëreshë, me përçmim, mos më shih mua! Çikë beqare jam dhe unë, Për sa s'kam “burrë“, nuk jam grua.
thealtagthealtag
2023-05-21 08:42:22
PARADOKS: I vjetër, i pasur, por shumë “i varfër“, qesh me dhëmbin tënd. I ri, i varfër, por shumë “i pasur“, gajasesh me dhëmbin e botës.
{{ page + 1 }}/{{ pages }}