>
LETERSISHQIP

Femijeria

Strukur thellë,në memorie,
Vitet të kanë vënë kapak,
Fëmijëri me ëndërrime,
Më hedh, prapë nëpër sokak.

Muzg i mbrëmjes pranverore,
Xixëllonjat duke ndjekur,
Ledhaton juga e ngrohtë,
Në duar, shkëndija ndezur.

Ja,atje katër - pesë vajza,
Hidhen e luajnë me vija,
Grupi tjeter,thotë me shtete,
Unë Kina,ti Shqipëria.

Djaloshi me bukë në dorë,
Lyer me gjalp e sheqer,
Sikur ishim të një nëne,
Nduknim të gjithë nga njëherë.

Folezë e sinqeritetit,
Moj e ëmbëla, fëmijëri,
Me mall të madh të kujtoj,
Për ty flas me nostalgji.