>
LETERSISHQIP

Ëndrrave

Më mungon, o më mungon,
Më mungon, sa, s’e mas dot…
Shikimin nga porta jote, syri bëhet pellg me lot...
Më mungon fjala jote, herë balsam - herë detyrim,
Pa leksione, por natyrshëm, terapi për shpirtin tim…
Më mungon kafja jote, edhe pjata e mbuluar,
Akullorja e mbasdites, çdo gjë bërë me ato duar…
Më mungon e më mungon, o gjëja ime hyjnore,
Ngrohtësia, përkushtimi me dashuri mëmësore…
Më mungon, o motër xhani, motra ime supervlerë.
Të mos më përvëloj malli, ëndrrave dil ndonjëherë!...
15 / 06 / 2019 /ora 20