Më mbaj mend (për 1 muaj)


Tema: Poezi Per Nënën

Zemer Nene

Fymëzim nga koha kur fëmijët e mi dëgjonin përralla!...
Marrë nga libri im i parë me titull “ Një pjatancë me mall “

ZEMËR NËNE

Ditë dimri, dit’e ftohtë, bora shtrohej flokë-flokë,
Soba shpuzërimë brenda, ne tregonim gjëegjëza…
Vajza, djali po lodronin, si dy zogj që cicëronin
Të dy më vinin vërdallë,- mami na trego përrallë!...
Sy më sy, u shikuan dhe pranë meje u afruan,
Njëri - tjetrin e shtrëngonin,ç’do tregoja, të dëgjonin...
*******
Na ishte një here një * Nënë *, si të gjitha të kësaj toke,
Na kishte një djalë si yll,më i miri i kësaj bote…
Po, që ishte shumë i zgjuar, shkollën sapo kish filluar,
Një ditë nga ditët në shkollë, seç i qaset një belhollë…
Lastare, hënëz e bukur, sylarushe, porsi flutur…
Djali dorën, e afroi… Leht’e lehtë e shtrëngoi
Të dua lulezë i tha, seriozisht,joo…me shaka…
Të dua, me të vërtetë, zemrën time ke përjetë
Vajza zanë super e zgjuar,djalit lojë për ta provuar…
Pakëz e kam zemrën tënde, plot do t'ish dhe zemër* Nëne*…
Çunaku, shumë e çmonte,dhe me jet' e dashuronte,
Frymimin t’i kish kërkuar, e jepte për t’ia plotsuar…
Iku stuhi e furtunë,këmbët tek porta e shpunë
*Nënëza*,- bir.., futu brenda, tak- tak i pulsonte zemra,
Nga gëzimi fluturoi, si sorkadhe bukën shtroi…
Djali vrejtur, sëkëlldisur, pus i thell’ shum’i mërzitur,
*Nënës* së shkretë i pikonte, edhe zemrën ia coptonte,
Hall të madh më ka ky djalë, por unë vet' zot do t’i dalë!...
Djali : *Nënë*, o* Nëna* ime, problemin nyje pa zgjidhje!...
Pa ta dëgjojë nëna vetë, se për yllin, s’dua jetë…
Çmendurishtë një vajzë dua, të jetoj me të si thua?...
Ajo, për të më besuar, zemrën tënde ka kërkuar…
*Nëna* kraharorin shqeu, zemrën nga vendi rrëmbeu,
Gjak e kuqe val’e ngrohtë, duart ia mbushi plotë…
Çunaku, oh sa gëzuar, me zemër në grusht shtrënguar,
Për tek vajza seç vrapoi, një gur rrugës, e pengoi
Zemra nga dora i ra, dhe në gjunjë, oh, ç'u ça…
Kur u ngrit djali në këmbë, një zë dëgjoi si rëngë..
Ç’m’u dërrmove, bir …i foli…Nga zemra e * Nënës* doli!...

*******

Papritur shikoj fëmijtë, prerë me lot i kishin sytë,
Djali faqet i pastronte, vajza nga lotët kullonte!..

- poezi nga Natasha Limaj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3.8 / Votuan:  6

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet