>
LETERSISHQIP

Nga Pak Zemër

O, ju, djemtë e m’i të mirë, dëgjoni mëmën Kaninë..
Të gjithve njësojë u dua, këdo që frymoj mbi mua…
Fortë bujkun, fortë blegtorin, “ llahtar “ dua të lexuorin…
Thellë – thellë u kam strehuar dhe ju.. që jeni larguar…
Unë nënokja historike, u rrita me shumë “ tertipe “
Gjakun plot fisnikëri, të pa “ ngopur “ me Liri…
Patriotë derë më derë, kërcet pushka, porsa lerë..
Foshnjërisë me pekule, drera djemtë, vajzat lule…
Parësi qytetërimi …“ tullë “ e parë Perëndimi …
“ Donika “ edhe “ Rugjina “, flamur “ Ismail Kanina…”
Krenarinë me “ kapicë “, matur me majën Shashicë..
Sharmërim nuanca deti, kalaja me Portë Mbreti…
E di.., e di.., e kam bindje, ua gdhenda që në lindje,
Me thesare s’e blen dot, emrin ” totem “ Kaninjotë…
Cila nënë s’do të tretej???..grimcëzë në ta, të mbetej…
Për dasmë një lajmërim “ mizë lisi “, në Kaninë…
Ndonjëherë prishur humor, vetullën ballkon mbi Vlorë…
Un’treva me rrënjë mitike, paskam “ mbetje “ arkaike?!...
Mal, o mal, o mal me vlera, shqyen sytë dhe antivlera..
Ku jeee???…, Ku jeee???.., motër “ zhdukja “???pastrom djemtë nga ” vetëdukja “!...
Jooo…, të gjithë nja dy a tre..!.. të çpojnë sytë, po s’i “ pe “..
Eeeh…, në ç’labirinte futen, gjakosen vetëm të duken!..
Pëllumthat e m’i të shkruar, motërzonjat, pse harruar???...
Nënë fjalë plotë goja, vajza e djemë shumë u doja…
Princeshat me, më kimet, s’më shihni jam “ femër “vetë..
Kanina nga pagëzimi, ndryshe do t’isha “ Kanini “…
S’jam pishman që u dhash emër, me të drejt’e me të shtremër,
Sos jam “ njerkë “ e u dalloj, theror për të gjithë njësoj …
Amaneeeet, o amaneeeeet…si për vajzat dhe për djemtë…
Mos u mburrni veç me emër, por më “ hidhni “ nga pak zemër!...