>
LETERSISHQIP

Ndër Vena

Pse të shoh të sëkëlldisur,qejfin mbetur, a s’më thua?..
Ti…, që gurin bën me gojë, s’gjete dot, dy fjalë për Mua??!!...
Mos - mos…më quaj “ bukëshkalë “ shenjtëria Poezi …
Guri - druri qajn’e qeshin, pak nga unë më shum’nga Tiii…
Sa herë “ shkelma “ më ke hedhur, thikën palcës rrotulluar
Gjakun vrushkull me shpërthime, pastaj vargun e ke shtruar….
Dhe bërtisje të vërtetën, sa të griset gjithësia,
Kockën ta birëzoj dhimbja, kështu bëhet mrekullia…
“ Lehoni “ ç’ma bëre jetën, herë katrenë - herë tercinë…
Ç’i do fjalët poezi??... Kur ndër vena më lëvrin!...