Natasha Limaj Poezi
Natasha Limaj

Mali

Mali, kur të pash në derë
Fluturova si atëherë…
Atëherë te * tavolina *
Stela, Toni, Tani, Linda…
Bla - bla…, për ta ligjëronim
Sikur flisnim, por këndonim…
Flakëzim nga kënaqsia
Na paska parë Perëndia!..
Mali - Mali, shoqja ime
Goxha vite emigrime…
Si kripa në ujë tretur
Mali, pooo.., * mal * paske mbetur!..

Takimi i sotëm me shoqen time te herëshme Lemane Qesari, ngacmoi telat nostalgjik dhe shtrydhi këto vargje modeste për shoqërinë e kristaltë!..

- Poezi nga Natasha Limaj



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0