>
LETERSISHQIP

As E Pash E As E Kapa

jo - jo - jo, sytë e ballit
as në ëndërr për poete
Plaç, o varg, ç ‘ma lakuriqe
hartëzën e kësaj jete…
jo - jo - jo, sytë e ballit
kurr në mendje për poete
arrakati sy i zemrës
ku është bukuria vete…
jo - jo - jo, sytë e ballit
nuk më josh, fjala poete
thellë - thellë vetes sime
mblidh e rrit malin me derte…
jo - jo - jo, sytë e ballit
s’më shkoi mendja për poete
malldashuri, të më shtrydhësh
dëmin më shumë se tërmete…
jo - jo - jo, sytë e ballit
kush ka nge, të jetë poete
as e pash e as e kapa
ç ‘më shtyu të flas me vete!…