>
BIOSHQIP
Biografia
Pjesëtaret e grupit Natyral ishin: Nora Bekteshi (Strugë), Altina Cenka (Strugë), Aida Doçi (Kosovë) dhe Tringa Kasneci (Kosovë). Ky grup u formua në X-Factor Albania 2 dhe arriten deri ne finale te kompeticionit në vitin 2012.

Në Nëntor 2013, Natyral marrin pjesë në Kënga Magjike 2013 me këngën "Girls Just Wanna Have Fun".

Më datë 15 Korrik 2014, Natyral publikojnë videoklipin "Dua Me Ta Thon". Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Petro Xhori, Çartani, ndërsa për orkestrimin u kujdes Irkenc Hyka. Videoklipi u prodhua nga XL Films.

Sot vajzat nuk këndojnë më bashkë sepse janë munduar të ndërmarrin karriera si soliste. Vlen të përmedim suksesin e madh që ka korrur brenda një kohe të shkurtër një nga vajzat e grupit, këngëtarja Aida Doçi.