TEKSTESHQIP

Naxhie Fejza
Ata Sy Drite Bukurie
Lyrics

Do të dal në rrafsh t'Kosovës
Ku rrëketë e mbushin lumin,
E do t'prek me fije floku,
Ngadal ëmbël ta prish gjumin.

Të kaloj nër ato hije,
Ku janë shelgjet varg e varge,
E ta ndjej atë zjarr dashurie,
Si dikur kur t'kisha larg.

E ta ndjej atë zjarr dashurie,
Si dikur kur t'kisha larg.

REF:

Sikur larg, ashtu dhe afër
Shpirtin ma dridh përsëri,
Si një gurrë në rraza mali,
Që buron veç dashuri. (2x)


Do të dal në ato brigje
Muzgut verës,...(?)...
Të kërkoj nëpër rrugica,
Ata sy dritë bukurie.

Sytë e tu si qelibari,
Ç'po m'i marrin sytë e mi,
Si atë çast kur për së pari,
U takuam unë dhe ti...

Si atë çast kur për së pari,
U takuam unë dhe ti...


REF:

Sikur larg, ashtu dhe afër
Shpirtin ma dridh përsëri,
Si një gurrë në rraza mali,
Që buron veç dashuri. (2x)

DËRGOI: