>
LETERSISHQIP

Stinët

Bien stinët gjethe të zverdhura vjeshte

Udhëtarë të marrë, udhëtarë të gjorë
vrapojnë për ta prekur qiellin para shiut

Stinët bien kokave rëndojnë frikën

Udhëtarët një ditë boshatisin udhët
pa prekur qiell as diell