>
LETERSISHQIP

Jeto Me Nder

Me duhet nje pene edhe nje fletore
kam gjak e lot s'me duhet kurrfar boje
Do ti shkruaj keta rrjeshta me lot e gjak
per ata shqiptar qe jetojn large

Se kam fjalen per kilometra e distanc
po te thosha kete eshte injoranc
Jan large se jan ne dhe te huaj
po te isha une do me dukesh dita muaj

Do te ecja rruges krejt e hutuar
ne mes te njerzve do te isha shume e vetmuar
lulet per mua nuk do te kishin ere
ushqimet do te ishin te gjitha pa vlere

Kudo qe te punoja do te ndihesha sherbetore
parase sdo ti gezohesha do ta leshoja dore
Nuk do me hynin ne sy rruget e asfalta
as gradacelat e pallatet e larta

Ne dhe te huaj nata kur te me zinte
erresire do me dukesh edhe hena po te ndriste
Re te mos kishte fare ne qiell
per mua s'do te kishte asnje dite me diell

Do te kujtoja me mall malet e larta
do me mungonte shume pluhri dhe balta
Keq do te ndihesha kur te isha semure
pran s'do ta kisha shqiponjen me flamure

Kur te me zinte gjumi e te isha ne ender
ne Shqiperi do te isha nuse ose dhender
ulur ne nje sofer para nje canak
buka edhe kripa do me dukeshin kajmak

Ku do qe te jesh jeto me nder
menyrat e tjera s'kan fare vlere
mundoheni te dilni gjithmone te pare
tregojeni veten se jeni shqipetar

Per arsye te ndryshme ne rast se nuk ktheheni
i ruani traditat prap shqiptar te mbeteni
Ne rast se zoti ju ka dhene cilesi
krijoni ku jeni nje mini shqiperi