>
LETERSISHQIP

Pse + Pse

Politikanet perse hahen
pas kolltukut pse fort mbahen.
Pse s'kujtohen kush i zgjodhi
pse eshte rritur korrupsioni

Pse do pare pafajsia
pse nuk vihet ne vend drejtesia
Pse te perndjekurit vetflijohen
pse te paaftet diplomohen

Pse familjet po shkaterohen
te papunet pse s'ndihmohen
Shendetsia e arrire
per te varfrit pse s'ka meshire

Perse pronat keq po ndahen
pse te moshuarit mezi mbahen
perse rruget me gjak lahen
pse prodhimet ne bujqsi kalben

Per te vdekurit pse s'ka varre
pse ushtrohet dhune ndaj grave
Kriminelat pse lirohen
femit e mitur pse ngujohen

Ne treg te gabit pse te vishemi
rrugeve te botes pse te shitemi
Pse kazanet kontrollohen
pse shqiptaret po varferohen

Pse lindjet jam paksuar
perse vrasjet ne vende jam shtuar
pse traditat po i shkaterrojme
per te ardhmen pse s'mendojme

E di plaku dhe femija
miljoner ka sot Shqiperia
pasurit jan grumbulluar
pa te drejt ne disa duar

50 vjet kem qen fanar
25 tjera te papare
me ne po cuditet bota
pse ne Shqiperi vidhet vota

Qeverit qe kan drejtuar
kete popull e kan tmeruar
kurr per vete nuk hap goje
vec hap veshet te degjoje

Kush ndien veten patriot
keti vendi ti dal zot
ti hyje punes me deshire
ta ndryshoje Shqiperine per mir