>
BIOSHQIP
Biografia
100-vjet pavarësi e Shqipërisë, një jetë me këngë që ja kushton vetë asaj. Është përgatitur për vite me radhë vetëm e vetëm që këtë vit të jetë më i veçantë se shumë vite të tjera. Ai do jetë përfaqësuesi kryesor i polifonisë labe. Ai do ta ringjall dhe njëherë dhe do ta sjell të freskët këngën e Ismail bej Vlorës si 100-vjet më parë.

Një zë me një muzikalitet të veçantë sikur del nga instrumentet muzikore dhe jo nga një grykëgoje njeriut të zakonshëm. Kur ka kënduar “Janino ç’të panë sytë” kritika muzikore e quajti zërin e tij dhe këtë këngë, si një risi në isopolifoninë shqiptare, mënyrë të kënduari unike jo vetëm në Shqipëri por në mbarë botën. Sa herë ta dëgjosh këtë këngë, duket sikur vetë jeta është një këngë që duhet shijuar. Bëhet fjalë për Nazif Çelaj, bilbili i polifonisë labe, i cili është tipiku i vlonjatit mikpritës, zëri i tij është skalitur në mendjet tona dhe kur e takojmë në jetën e përditshme na duket e pabesueshme. Pasi është po i njëjti që ne e shohim nëpër kanalet muzikore. Ka filluar të këndoj në skenë dekadë më parë, kur ai ishte vetëm 14-vjeç. Ky vit është shumë i dashur për të pasi përkon dhe me 100-vjetorin e pavarësisë. “Tani jam në përgatitje e sipër për albumin tim të ri që së shpejti do të dali në treg.”, tregon me shumë entuziazëm Çelaj, këngëtari vlonjat që numëron më shumë se 30-vite që i këndon Ismail Qemalit dhe Pavarësisë, gjuhës shqipe. Menjëherë nis vargjet e këngës “Ku e shkove djalërinë Smail Qemali me derte, në Stamboll a në Janinë, diplomat në Parlamente”. Nuk ngurohet nga askush këngën e ka në gjak dhe kudo që ai ndodhet mjafton që frymëzimi i tij të ceket sadopak dhe kënga fillon e buçet.

E klientët e rastit në lokalin ku e takojmë e duartrokasin me shumë përzemërsi. Madje edhe pse në kryeqytet bilbili i Labërisë të fton me shumë përzemërsi, dashamirësit e tij që të jenë prezent në koncertet ku ai realizon. ”Kam kënduar gjithmonë në ballkonin e Qeverisë së parë Shqiptare që u themelua në Vlorën time të dashur, këtë vit me rastin e 100-vjetorit të saj mendoj se do kem disa surpriza. Për këngë të reja e kam fjalën”, shton këngëtari duke qeshur. Sipas tij këtë vit do realizohen koncertet e përvitshme me rastin e kësaj feste por me e shumëpritura do të jete ditëlindja e 100-të e pavarësisë.

Në vitin 2006, Nazif Cela publikon albumin "Notoj Në Ison E Këngës (Vol. 1)".