>
BIOSHQIP
Biografia
Esht nje femer e talentuar ne profesionin e saj si këngëtare dhe ka nje zë të bukur. Ajo merret me muzike qysh prej shkolles fillore, ku ka qene pjesemarrese ne shume aktivitete shkollore. Prej shkolles fillore është inkuadruar ne shoqerine "Shotë Galica" ne Drenas dhe ka marre pjese ne shume festivale dhe ne shumicen e rasteve është shperblyer me çmim te pare si solistja me e mire. Me pas merr pjese edhe ne festivalin "Kosovarja" e ne festivale te tjera si soliste. Aktualisht kendon dhe është prezente ne dasma dhe ahengje familjare.

Në vitin 2013, Nazmie Prokshi publikon albumin "Live".

Në Prill 2014, Nazmie Prokshi & Hetem Matoshi marrin pjesë në Celësi Muzikor 8 me këngën "Kshyr Me Sy E S'jam Per Ty".

Në vitin 2016, Nazmie Prokshi publikon albumin "Po Vjen Nusja Mashallah".

Më datë 1 Qershor 2021, Nazmie Prokshi publikon videoklipin "Po T'qon Dada Falë Me Shnet". Orkestrimi i këngës u punua nga Fatos Canolli. Videoklipi u prodhua nga kompania Donjeta.