TEKSTESHQIP

Nderim Alimi
Aliu R.A
Lyrics

Shum i vogël kur je kan, Shehadetin e ke thënë
Djali t’axhes Pejgamber, i besove menjëher
Mustafasë besë I ke dhënë, veç vdekja na ndanë…

Dy Imam që i ke lënë, dy evlad si diell e hënë
At Husejn e at Hasan, që Fatimen kishin nënë
I kujtoj me mallëngjim, na mundëso o Zot takim
Atje ku ska perfundim…

Ref.
E kur Zotin e beson, Pejgamberin s’e tradhton
Ehli-Bejtin kush e don, me Islam jetën jeton
Zotit rahmet i kërkon, Ehli-Sunnet drejt beson
Zoti lutjet ja pranon, në xhennet ështe për gjithëmonë

Kur përmendi emrin tënd, them Radijallahu’an
I përgëzuar me xhennet, ishe ti o trim Luan
O shehid për këtë Ummet, lutem ty me t’pa n’xhennet
Atje ku ndarje s’dotë ketë…

Si halife të kujtojm, fjalët e tua i mësojm
Shembulltyrë për ketë Ummet, të pasojmë veç me sunnet
Është një rrugë e tjeter ska, qysh veproj ai Mustafa
Është Sunneti që na’i dha…

Ref.
E kur Zotin e beson, Pejgamberin s’e tradhton
Ehli-Bejtin kush e don, me Islam jetën jeton
Zotit rahmet i kërkon, Ehli-Sunnet drejt beson
Zoti lutjet ja pranon, në xhennet ështe për gjithëmonë

Një hile u bë at ditë, dhe Husejni ra shehid
Drit në syve t’Mustafasë, që me zemër e ka dashtë
Buzët e tij faqet kan prekë, qysh kanë mujt me pa me vdek
Qysh mendojn n’xhennet me prek…

Me shpirt hakun e besojm, çka ndalohet nuk shetrojm
Nuk e fshehim që e dojm, Ehli-Bejtin e kujtojm
Veç Ai Zot me na bashku, në Xhennent bashk me jetu
La ilahe il-lehu…

Ref.
E kur Zotin e beson, Pejgamberin s’e tradhton
Ehli-Bejtin kush e don, me Islam jetën jeton
Zotit rahmet i kërkon, Ehli-Sunnet drejt beson
Zoti lutjet ja pranon, në xhennet ështe për gjithëmonë

E Omerin kur e vranë, sa shum qave o Luan
Varrin me lot ja ke lënë, u mërzite si për vlla’n
Mjerë për ne çka na ka gjetë, humbëm njeriun ma t’drejt
Ishe Luan I vërtetë…

Ebu-Bekr e Omer i ke dashtë me shpirt për herë
Ashtu emrat ja’u ke lënë, dy evlad’ve o Luan
Kur Othmani erdh n’pushtet, ti përhajr ja bane vetë
Historia e vertetë…, historia e vertetë…

DËRGOI: