>
LETERSISHQIP

Nje Nene

Askush s'mund ta dijë sa vjet ka:
ajo është e mocme sa dhimbja,
ajo është e re sa krenaria!

në shtepizen e qetë s'ka njeri,
pervec fotografisë së dy djemve të saj:
në nje mal me borë ranë për liri.

njerën kembe e ka te paralizuar,
gishtat e duarve i ka të holluar nga soda:
ajo që në vegjëli ka larë rroba.

megjithatë as tani nuk rri shtrire,
("s'mund te rri kurrsesi", thote ajo.)
në oborrin e vogël del qe pa gdhirë.

në kopshtin e saj ka shumë trëndafila,
të kuq e të bardhë gjer në vjeshtë.
(midis tyre ajo ngjet si fiongo e zeze!)

ajo con tufa ne varret e të rënëve,
u fal të rinjve të fejuar në lagjie,
u fal të gjithëve për ditë feste e dasme...

asaj jeta nuk i dhuron lule:
ajo tërë jetën rriti trëndafila
për lirinë dhe njerëzit e mirë.