>
LETERSISHQIP

Pastish Nga Lasgushi

Kushtuar „profesorëve” që për vite të tëra
kanë predikuar teorinë e realizmit socialist, kurse
tashti organizojnë mexhlise „shkencore” për të sulmuar
autorët që shkruan në kohën e diktaturës së proletariatit.
Profesorët trukokallë
I gjykojnë vjeshëtorët,
Po më thoni cilët vallë
I gjykojnë Profesorët?
Profesorët zemërpisë,
Përdhosës të poezisë,
Shpirtkatran që denigrojnë,
Janë qen që të kafshojnë!