Ndre Mjeda Poezi
Ndre Mjeda

Lissus

T’falemi o Lesh, i lum per sa Madhnija
shperndau rreth teje miradina e hire,
e perdoroi me cen’e kujdes dija
e sa mjeshtrave lulzuen n’ket toke Ilire.

Me rruga t’drejta hijeshue, me shpija
t’nalta si sukat qe t’shikojne me smire;
me ndertesa t’ushtrimeve ku femija
vuejshin fatosat e nji kohes ma t’veshtire.

E kqyrshe sqelen qe Sirakuzani
ndertoi, e n’drite t’venitura ti njifshe
fytyren tande me stoli t’nji mbreti.

E lundra t’jueja mbushe me rob qe bani
fitues Ilirsi, e, porsi fjetun, shifshe
andrra fatosash, tuj t’perkundun deti.

- Poezi nga Ndre Mjeda



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0