>
BIOSHQIP
Biografia
Ndriçim Gazija hapat e parë të muzikës i mori që në moshën 9 vjeçare ku filloi shkollën e muzikës për piano dhe e studioi për 7 vite dhe në mënyrë autodidakte ka mësuar instrumentin e kitarës. Shkollimin e mesëm e përfundoi në Gjakovë për kanto, po ashtu ka përfunduar dhe studimet në Universitetin e Tetovës. Prej disa vitesh Ndriçimi është mjaft aktiv në netët live në Kosovë dhe Shqipëri. Festivalin “Kënga Magjike” e sheh si platformën ideale për debutimin e një artisti të ri.

Në vitin 2017, Ndriçim Gazija merr pjesë në The Voice of Albania 6.

Në Shtator 2022, Ndriçim Gazija merr pjesë në Kënga Magjike 2022 me këngën "Më Rri Ti Larg".