Më mbaj mend (për 1 muaj)

Ndue Shytani - Kenge Per Nik Marashin Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  5

Brez mas brezit ne troje t’Shales
O jane rrit burra t’beses e t’fjales
O si dragoj per flake kushtrimit
O me i pri t’para Dukagjinit
O mos me i lan me vu pushtet
O Turk e Shkja more as Krajl e Mret

Ni Nik Marash e njoften malet
Oranik beset e fjalet
Me urti me dridh kuvenin
Me grykholle me ta kput penin
Ball per ball hasmin me prit
Me u kthye mrapa kurre ska dit
Çka pat n’men kush s’mun ja nali
Krenarine kerkuj sja fali
N’Lekaj pat kullen e vjeter
Shkoj n’Guci per nje jete tjeter

Pat ku i merr urtin e fjalen
Rrit ni zerm me Vocerr Balen
T’parte e ti dhan besen e Zotit
N’Kuven t’Gerçes me djem t’Hotit
Tan me vdeke e moren gurin
Ne Deçiç me ngrite flamurin
Gjithku knoj pushke e urtia
O Nik Marash thrret Gucia
Lufta Tamares ne Hot e Stare
Me lan bashk trojet shqiptare

N’Theth te Shales ne nje shpi
Zoti e shkroj fatin e ti
Qysh ate dite si vnoj duvakun
Fort ma nelt rriti oxhakun
U promen der n’breg t’Ulqinit
Mac Sokolja e Dukagjinit
Ndaç burrnesh ndaç oratore
Nderi kulles tone malsore
Prit e qit ne dere te Shpise
Te nan malet e malsise

Kur erdh dita e çlirimit
Pikoj vnere Porta e Berlinit
Komunizmin e pabese
Kundra kishes edhe kundra fese
Malet tona s’pranuen kurre
Kur si nje kryq e flamur
Me Prek Calin Nika s’nalet
Kapercejn fushat e malet
Tuj lshu zanin e kushtrimit
Plave, Gucise e Dukagjinit

Vajtojn bjeshkeve ora e Shales
U vran dy djemte e Vocerr Bales
Vocerr Bala ngusht esht zane
Mac Sokoles naj ka thane
Djemte e mi pa mi vajtue
Kurre te vorri skam me i çue
Mu thaft goja paska thane
S’jan per vaj po jan per kange
Per njate vaj thojne deri sot
Gurt e kulles kan pikue lot

U.D.B -eja komuniste
N’pabesi Shqiptar po vriste
Kurre s’guxuen me u mat me Niken
Hijes ti ja paten frigen
Kerkojne djemte ku i ka strehue
Ne bese ton thon me u dorzu
T’falim burg e te falim jete
Ka vendos me u dorzu vete
Gjen torturat ma ç’njerzore
N’Goli Otok t’mushun me vorre

Gjasht muj rresht n’qeli e t’merrit
Ç’ka si shkon kurre ndermen njerit
Para gjyqit te pushkatimit
Nje deshmi duel prej hetimit
N’lufte te Plaves i Shkja ka than
N’dore te Nikes rob jam zan
Besa e ti e Zoti ne qell
M’ka fal jeten e m’ka percjell
Kur n’gjygj duel e verteta
O Nik Marash ty fal jeta

Dhjet vjet burg mos kjoft harrue
Pa dit gja pse je donue
Por nje gja gjithkush e diti
T’parve te tije emnin jau rriti
Kur mban burri ndere e bese
Zoti kurre se len pa shprese
Duel prej burgut me tortura
La tre djelm e i gjeti burra
S’pranoj kurre me i thur lavdi
Me ndie n’kange emnin e ti

Me ken sot kishte me thane
Lum per gjak qe paskam lane
Neper bote der n’Amerike
Rodi i jem tuj rujt tradite
Tuj rujt fene edhe zakonin
Si ne Shal tuj e lut Shnjonin
Tuj e ruejt gjakun e vet
Gjuhen Shqipe qysh ne djep
Tuj ba dasmat me flamur
Kush ka ken nuk hupet kurre



Publikimi: 09/01/2015


Më Shumë Këngë Nga Ndue Shytani:


Komente 0


Ndue Shytani - Kenge Per Nik Marashin
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Kenge Per Nik Marashin".
3. Video është e këngës "Kenge Per Nik Marashin", por nuk këndohet nga Ndue Shytani.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.