>
BIOSHQIP
Biografia
Shaffer Chimere Smith, Jr. i njohur me emrin e artit Ne-Yo, është një tekstshkrues amerikan i muzikës pop dhe R&B, prodhues i muzikës dhe kërcimtar. Karierrën e tij e filloi si tekstshkrues të këngës "Let me love you" kënduar nga Mario.

Në vitin 2006 realizon albumin e tij të parë "In My Own Words", ku me këngën "So Sick" zë vendin e parë Shtetet e Bashkuara. Këngët që pasuan ishin "Because of You", "Closer", "Mad", "Miss Independent", etj. Në vitin 2010, Ne-Yo nxjerr në treg albumin e 4-t. Bashkëpunime ka patur me Rihanna, Beyonce, Leona Lewis, Alexandra Burke, Sugarbabes etj. Në vitin 2009, billboardet amerikane e kanë renditur atë si artistin e 57 më të mirin e vitit.