>
LETERSISHQIP

Lulet

Lulet na i puth bleta,
edhe flutura i puth;
Ato i puth edhe rrezja,
nga dielli i zjarrtë si prush.

Lulet i puth edhe era,
dalëngadalë nëpër fytyrë;
I përkëdhel edhe shiu në verë
ylberi me shumë ngjyrë.

Lulet i puth edhe hëna,
natën kur iu bënë dritë;
Lulet i puth edhe dielli,
në çdo stinë, gati për çdo ditë.