>
LETERSISHQIP

Gjithnjë E Para

Çupa Dritë,
a e dini se ka këtë meritë?
Duar e sy i pastron,
për pastërti vogëlushja konkurron.

Mësuesen me kujdes e dëgjon,
sa bukur vjershat na i reciton.
Në mësim gjithnjë e para,
pastaj vjen edhe medalja në gara.

Ajo nuk ka vend për qortim,
vjen e para në mësim.
Çdo detyrë në shtëpi,
e kryen Drita për mrekulli.

I vjen asaj era manushaqe,
çdo e mirë i del në sipërfaqe.
Pra, shikojeni të gjithë me sy,
Drita shembull le të jetë edhe për ty.