>
LETERSISHQIP

Aty Ku Ka Lisa E Plisa

Vendi jonë është aty ku ka korije
ku ka kroje...ku ka... e ku ka hije,
atje në korije ku ka shumë lisa
aty në varret tona ku ka plisa.
Aty ku nuk është shuar pragu
ku dimrit tymos oxhaku,
aty ku këndohen gjithnjë ninulla
ku mblidhen burrat nëpër kulla.
Ku ka fusha e a aty ku ka male
ku të parët tanë pushojnë në varre,
aty ku me gjak ka ardhë pranvera
me aromë lirie ka ardhur vdekja.
Aty ku lulëkuqeve erë u marr
aty ku kanë çelur mbi varr,
aty ku është dashuria e malli
ku është derdhur djerësa nga balli.
Aty ku kishte breshër me stuhi
ku me gjak u shkrua në histori,
aty ku në korijë tonë ka lisa
aty ku në varret tona ka plisa.