>
BIOSHQIP
Biografia
Publicist, poet, prozator e dramaturg, Nexhat Halimi, shkollën fillore, gjimnazin dhe Fakultetin Filozofik – Gjuhë e Letërsi Shqiptare i mbaroi në Prishtinë. Është nga një familje, e cila – para thikës serbe, iku nga viset e Toplicës më 1878, nga fshati Tullar dhe u strehua në Kosovë. Ende në bankat e gjimnazit botoi një libër me poezi, një dramë dhe një roman. Atëherë shkroi dhe romanin e dytë, i cili mbeti në sirtarët e redaksisë së Plejadës dhe humbi për kundër paralajmërimit se do të botohej në vazhdime në këtë revistë.
Drama “I plagosuri” fitoi shpërblimin e vetëm për fëmijë nga Qendra për Kulturë e Kosovës (në vitin 1966).
Në fund të viteve të `60-ta dhe në fillim të viteve të `70-ta qe bashkë-nismëtar për botimin e revistës letrare “Plejada”,të cilën, përkrye kureshtjes dhe suksesit që arriti ndër lexues, regjimi i atëhershëm e ndaloi.
Për një kohë qe kryetar i Rinisë Letrare të Kosovës.
Vite me radhë qe gazetar, reporter dhe redaktor në gazetën e përditshme “Rilindja”; punoi - redaktor në rubrikën e brendshme, në rubrikën e korrespodentëve, redaktor i shtojcës javore për radio, televizion, teatër dhe film, redaktor i shtojcave të së njëjtës gazetë, redaktor i faqeve për kulturë, si dhe redaktor i shtojcës për kulturë, letërsi dhe art. Për punën e zellshme u nderua me mirënjohje.
Për një kohë redaktoi edhe faqet e kulturës e të letërsisë në javoren “Zëri i rinisë”, pastaj në gazetën e përditshme “Yliria post” redaktoi shtojcën javore për kulturë, letërsi dhe art.
Qe redaktor përgjegjës në gazetën “Pavarësia News”, në të cilën njëkohësisht redaktoi edhe shtojcën për kulturë, letërsi e art.
Disa vite me radhë redaktoi revistat për fëmijë “Zog mëngjesi” dhe “Mollëkuqja”,
Në revistën letrare “Verbi’ qe redaktor për poezi.

Shkruan për të rritur dhe për fëmijë: tregim, roman, dramë dhe poezi Botoi librat:

“I plagosuri” dramë për fëmijë, botoi “ Qendra për Kulturë e Kosovës” 1966, Prishtinë
“Pullazet e përhirta”, të dorëzuar për botim dhe të paralajmëruar për botim në kopërtinën e Revistës Plejada në numrin 7, kjo revistë u ndalua dhe romani humbi. Prej këtij romani u botua vetëm një tregim të cilin e futi Hasan Mekuli në antologjinë “Stabla” të botuar në Vojvodinë në gjuhën serbokroate.
“I plagosuri” dramë për fëmijë, botimi i dytë(strip) në revistën “Gep” 1967, Prishtinë
“Parakalimi i etjeve”, poezi, 1969, botoi “Jeta e re”, Prishtinë
“Deri në kryq”, roman, 1969, botoi “Flaka e vëllazërimit”, Shkup.
“Afërsia e largësisë”, poezi, 1971, botoi “Rilindja”, Prishtinë “Hark”, poezi, 1973, botoi “Rilindja”, Prishtinë
“Dita e daljes”, poezi, 1978, botoi “Rilindja”, Prishtinë, ky libër është përkthyer në gjuhën serbokroate dhe është botuar nga Shtëpia Botuese “Jedinstfo”,
“Truphija”, poezi, 1978, botoi “Rilindja”, Prishtinë
“Gjeli i dylltë”, poezi, 1988, botoi “Rilindja”, Prishtinë “Molla e fshehur”, poezi 1989, botoi “Rilindja”, Prishtinë “Fajtori mitik”, poezi e përzgjedhur dhe me vlerësim të akademikut Sabri Hamiti, 1989, botoi “Rilindja”, Prishtinë
“Prania e së dielës”, poezi, 1983, botoi “Rilindja”, Prishtinë “Ombrella”, tregime, 1986, botoi “Rilindja”, Prishtinë
“Vapë”, tregime, 1974, botoi “Rilindja”, Prishtinë
”Unë me Unë”, tregime, 1983, botoi “Rilindja”, Prishtinë “Njeriu me zgjedhë”, poezi, 2001, botoi “Amfora”, Prishtinë
”Dega e varur mbi varr”, poezi, 2002, botoi “Agimi”, Prizren “Requiem për fluturën”, poezi, 2003, botoi “QPK”, Podujevë
“Lulja që qan”, poezi, 2004, botoi “Spektri”, Prishtinë “Udhëtimi në vete”, poezi, 2005, botoi “ Fad”, Prishtinë
“Iluzioni i fluturimit”, poezi, 2006, botoi “Fad”, Prishtinë
“Fyelli i gjallë”, pesë drama, 2007, botoi “Fad”, Prishtinë
“Trungu u vjetër”, dy drama, 2007, botoi “Fad”, Prishtinë
”Rrënjë e kaltër”, poezi, 2008, botoi “Rilindja” Prishtinë “Narcis i gjakosur”, poezi, 2008, botoi “Buzuku”, Prishtinë
“Vigma e fajkoit”, roman, 2009, botoi “Buzuku”, Prishtinë
“E çara në zotin”, roman, 2010, botoi “ Faik Konica”, Prishtinë
“Kotelja e artë”, tri drama, 2010, botoi “Fad”, Prishtinë
“Shelgu somnambul”, poezi, 2010, botoi “Buzuku”, Prishtinë
”Dritarja me pamje në lumë”,, botoi “Buzuku”, Prishtinë
“Vetëtima e shpatës”,dramë, botoi Asociacioni Ulqini – Ulqin, 2012
“Trëndafili me zemër”, dramë, botoi Asociacioni Ulqini – Ulqin, 2012
“Zogu fle në çinar”, poezi, botoi “ Faik Konica”, Prishtinë
“ Vjedhësit e hënës”, botoi, 2013, botoi “Fad”, Prishtinë
“Kaq vetëm Fedor”,poezi, 2014 botoi “Buzuku”, Prishtinë
“ Angështia”, dramë, botoi “Fad”, Prishtinë
“Katana e purpurt”,poezi, 201 botoi “Fad”, Prishtinë
“Zoti nuk ka vdekur”,poezi, 2015, botoi “Fad”, Prishtinë
“Zemra me zog”,poezi, 2015, botoi “Fad”, Prishtinë
“Vrasja e thëllëzës”,poezi, 2016, botoi “Fad”, Prishtinë
“Alter ego”, roman, 2016, botoi “Buzuku”, Prishtinë
“Jakia e Mujit”, roma 2016, botoi “Fad”, Prishtinë
“Kërcimi i Drenushës” botoi Asociacioni Ulqini – Ulqin, 2016
“36 Yje” poezi 2016, botoi “Fad”, Prishtinë,
“Ankora”,dramë,. 2017 botoi “Fad”, Prishtinë
“Shëtitje nën ylber”, poezi, 2018 botoi “Fad”, Prishtinë
“Demi i tërbuar”, roman, 2018 botoi “Fad”, Prishtinë
“A vuan më pse nuk vuan”, poezi, 2018 botoi “Fad”, Prishtinë etj.

Autori është përfaqësuar në shumë antologji të poezisë dhe prozës shqiptare;
në antologjinë e lirikës së re shqipe të Kosovës "Shi në një legjendë", ("Kisha u jednoj legeni"), botuar nga " Prosveta", Beograd 972,sebokroatisht, në antologjinë " Regen ineiner Legende", gjermaisht, në Heiligenhof më 1977, pastaj në "Dega e pikëlluar" (frëngjisht "La solitude d`une branche", gjermanisht "Der bekummerte zweig", italisht "Ramo sofferente" më 1979, anglisht "The sad branch" më 1984, në antologjinë "Etje për diell" ("Sla po soncu"), sllovenisht, "Cankarjeva zalozhba", Lubjanë 1979, në antologjinë e poezisë së re evropiane, bashkë me Agim Malën, më l987, në antologjinë e poezisë së re jugosllave "Çelësat" ("Kljuçevi"), bashkë me Sabri Hamitin, më l984, në antologjinë e pozisë bashkëkohore shqipe në Jugosllavi ("Yugoslavya çardash arnaut shiiri", "Tan" Prishtinë më 1979), në antologjinë e poezisë së Kosovës në turqisht "Një grusht kaltërsi" ("Bir avuç mavi"), "Yalçin yayinlari", Stamboll, më 1985, në antologjinë e poezisë shqipe "Malli i atdheut", Prishtinë, më 1995, në antologjinë në gjuhën angleze " The glow of the pasion" më 1991, në "Antologjia e lirikës së pastër shqipe", Maqedoni 2002, në antologjinë "Fjala jonë", maqedonisht 1987, në antologjinë “Lulet në ballkon”, në antologjinë “Nëna Tereze në poezinë shqipe” 2010, botoi “Faik Konica”, Prishtinë
në antologjinë “Ulqin, ti det”, në antologjinë “Poezia bashkëkohore e Kosovës”, botuar në Mal të Zi, më `79, në antologjinë “Muza shqiptare për Nënën Tereze”, më 2010,
Në antologjinë e poezisë shqipe të shekullit XX, “Zemra e qiellit”, etj.
Me prozë është prezantuar;
në antologjinë e tregimit shqiptar në Jugosllavi "Trungu", serbokroatisht, ("Stabla"), Novi Sad, më l976, në antologjinë “Ulqin, ti kala”, botuar në Mal të Zi, etj.
Është fitues i disa shpërblimeve letrare:

Për dramën “I plagosuri” fitoi shpërblimin e vetëm të “Qendrës për Kulturë të Kosovës”, (1966),
Fitoi paketën e KSA “Boro e Ramizi” për kontribut në kulturë dhe letërsi, (1974),
Fitoi shpërblimin vjetor Pena e Artë të revistës “Fjala” për poezinë “Gur i moçëm në Llap”,
Fitoi shpërblimin për tregim të gazetës “Rilindja”,
Fitoi shpërblimin vjetor për poezinë “ Shalesh me u drevnu shumu” të revistës “Stremlenja”,
Fitoi shpërblimin e parë për poezi të revistës “Zëri i rinisë”, në këtë revistë në vite të ndryshme fitoi disa herë shpërblimin e parë, të dytë dhe të tretë,
Fitoi shpërblimin e dytë për poezinë “Porta” të revistës “Zëri i rinisë
Fitoi shpërblimin e revistës për fëmijë “Pionieri”, për poezinë më të mirë,
Fitoi shpërblimin e gazetës “Bota e Re” për poezinë më të mirë,
Nga OPGBF “RILINDJA” mori “Mirënjohje publike - Gazetar i dalluar” me rastin e 35vjetorit të “Rilindjes” me 12.02.1980,
Fitoi shpërblimin e Karvanit për fëmijë “Agim Deva”, për librin me të mirë me poezi “Zogu fle në çinar”
Fitoi shpërblimin “Azem Shkreli” të Ministrisë së Kulturës së Republikës Kosovës, për librin më të mirë me poezi, “Kaq vetëm Fedorë” (2014)
U shpërblye në konkursin letrare për roman “Alter Ego” të Shtëpisë Botuese “Buzuku”, (2016), etj.