>
LETERSISHQIP

Jashtë Bie Shi

qelqit të dritares rrëshqet një bulë
jashtë bie shi e brenda shtrihet kujtimi
sipërfaqja e lëmuar avullit të shpirtit

vijës së bulës ikim ti dhe unë fushës
kaq lule xheneti kaq asfodela nënë
lart në qiell dritëzat krijojnë ca hënë
arrijmë dorë për dore fund ëndrrës

a do të zgjohem vetes qaj para hijes
dëgjohet veç ikja e ardhja e trenit
unë e ndjek tymin ta zë me grushte lart
ngrihem mbi brigje e fluturoj qiellit

të takoj ty të buzëqeshur te engjëjt
jashtë bie shi brenda prapë ik kujtimi
shpërfaqjes së ndarë avullit të fjetur

shpirt ça` vinjetës së bruztë të mallit